Home KRYESORE FOTO/Pas Tiranës dhe Shkodrës, një pankartë Basha ik edhe në …

FOTO/Pas Tiranës dhe Shkodrës, një pankartë Basha ik edhe në …

Pas vendosjes së një pankarte “Basha ik” në selinë qendrore të Partisë Demokratike, duket se pankarta po qarkullon edhe në degët e PD-së në rrethe.

Së fundmi ajo është vendosur në degën e PD-së në Korçë, ndërsa gjatë paradites ishte vendosur në degën e Shkodrës.

Megjithë apelin e ish-Kryeministrit Sali Berisha për uljen e tensioneve në debatin dhe përplasjen mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të kreut të PD-së, Lulzim Basha, duket se situata në partinë më të madhe të opozitës nuk po qetësohet.

Së fundmi ishte Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, që ka kundërshtuar proçedurën për hapjen e garës për zgjedhjen e Kryetarit të ri të PD-së, zgjedhje që sipas dy nënkryetarëve Edi Paloka dhe Edmond Spaho do të mbahen më 22 Korrik.

Në garë deri më tani janë përfshirë Lulzim Basha dhe Eduard Selami.

korce.jpg

Share: