Home KRYESORE Genc Ruli: Rezultatin katastrofik te PD, e sollën politikanët që nuk kuptojnë!

Genc Ruli: Rezultatin katastrofik te PD, e sollën politikanët që nuk kuptojnë!

Ish-ministri i PD, Genc Ruli e quajti katastrofik rezultatin e zgjedhjeve për Partinë Demokratike. Në një postim në Facebook, Genc Ruli është detyruar ti përgjigjet interesimit të një qytetareje që ka kërkuar rikthimin e tij në qytetin e Gjirokastrës. Ruli thotë se është tërhequr nga politika aktive, por duhet kohë për të analizuar rezultatin.

Reagimi i plotë i Genc Rulit:

Lori me vjen keq, por nuk të falenderoj dot për komentin tënd dashamirës. Ky rezultat tregon një problem të madh, që ndoshta sot për sot, nuk mund ta kuptojmë. Zgjuarsia e vërtetë e një njeriu politik është që para se gjithash të kuptojë kthjellet kohën dhe tarikatin e vlerave që qytetarët vlersojnë atë moment. Ne këtë kuptim që prej një viti i jam larguar politikës aktive duke kuptuar që disa politikane dhe une mes tyre s’kemi me lidhje me vlerat që preferon sot zgjedhësi. Por dhe as përshtatemi dot me me ato vlera. Mjerë ata që se kanë kuptuar këtë. Por mjerimin jua percollen votuesve të PD duke ju prodhuar këtë rezultat katrastofik…

Share: