Home KRYESORE Grid Rroji: PDja është partia e Sali Berishës dhe familjes së tij

Grid Rroji: PDja është partia e Sali Berishës dhe familjes së tij

Nga Grid Rroji

U përpoqa sot ta injoroj këtë telenovelën e shëmtuar në PD, por ngaqë më dalin statuse pa fund të demokratëve të thjeshtë, militantë pa punë e të mashtruar pa mëshirë, dikush edhe aktiv në struktura duke i shërbyer herë me vetëdije e herë pa baronëve të Trustit, ky është mendimi im:

1. PDja është partia e Sali Berishës dhe familjes së tij. 2.Ajo pati mision historik transformimin e Shqipërisë nga diktaturë e egër komuniste në shtetkomb modern dhe për këtë mori 70% të votave por mbërriti vetëm ndryshimin e mënyrës së sundimit dhe zgjerimin e deridikushëm të parisë drejtuese me grupin e profesoratit.Ndryshimet e tjera janë thjesht ndërrimi i një lloj skllavërie të dhunshme (regjimi komunist)me një më të butë e të papërftueshme, por jo më pak mbytëse(liberizmi Engelsian me tise bizantino jeniçero katundare që nuk ekziston askund përveçse tek ne).

Hamë më mirë (më shumë) po sdimë ça hamë, kemi mall e gjë po kemi shitur sigurinë e nderin, flasim haptaz po jo dhe aq se kemi frikë se të gjithë monitorohen e përgjohen privatisht, demek votojmë po asgjë nuk ndryshon, hajna këtej e hajna andej, në bashkëpunim me njëri tjetrin, shahen ditën në çadër me libër shtëpie e puthen natën kulisave për tre orë.

3. Gjatë ekzistencës së saj PD ka bërë disa gjëra të mira, kryesisht në fillimet e veta, por më pas u shndërrua në Trustin e Gështenjave të Tropojës, një organizatë kriminale që mbron interesat e veta dhe familjes Berisha, sidomos të djalit “çamarrok e të hedhur” pa asnjë ideologji e pa mëshirë. Në këtë mision ka punuar hapur e vazhdimisht kundër shqiptarëve e bashkëpunuar deri dhe me Millosheviçin. E ka pranuar vetë Marshalli këtë.

4. Pjesa dërrmuese e funksionarëve të saj të lartë në vite, edhe kur kanë patur të kaluar të lavdërueshme profesionale e njerëzore, janë sjellë si kriminelë, hajna, eunukë e puthadorë meskinë, anti shqiptarë e pa shtyllë kurrizore që kanë bërë gjëra të paimagjinueshme në emër e për llogari të Sali Berishës. Dosjet e tyre janë përdorur si shantazh deri në ditët e sotme ndërsa ata shijojnë vilat e pasurinë e vënë mbi gjak shqiptar.

5. Lul Basha u përzgjodh si kukulla e garancisë së pleqërisë për Sali Berishën pikërisht sepse ishte i shantazhueshëm dhe bosh ideologjikisht, njerëzisht dhe intelektualisht. Është hajn, i pabesë dhe frikacak i pashoq. Ka punuar haptazi kundër shqiptarëve në Kosovë. Jeton në apartament me ashensor privat dhe ka që në 2005 që punon në shtet. Sipas shenjave Basha ka hedhur hapin për të dalë i pavarur nga familja me marrëveshjen me Kryetimonierin e miellit hundor, por kjo është e papranueshme për Trustin dhe familjen.

6.Grupi i firmëtarëve që kërkuan dorëheqjen mbrëmë, gjithashtu përmbushin të njejtat kritere si Basha ndaj dhe janë vetofruar për përdorim të mëtejshëm nga Berisha. Ata nuk kanë asnjë mbështetje ideologjike në struktura, nuk frymëzojnë as bashkëshortët e dashnoret e veta, janë thjesht segmente të përdorueshme të Trustit.

7. Përplasja është e paevitueshme ashtu si dhe fitorja e familjes sado që ajo duket tani e dobët. Luli do luftojë por ka shumë pak shanse. Sido që të shkojë situata, familja nuk mundet të lejojë që partinë të mos e kontrollojë plotësisht. Kryetari i ardhshëm nuk do jetë nga firmatarët por një njeri i besuar i familjes si psh Presidenti aktual. 8. Përplasja do të shpejtojë fundin e pashmangshëm të PDsë, për shkak se ajo e ka kryer misionin e vet historik dhe nuk ka më asnjë arsye për të ekzistuar përveç si mburojë politike e familjes. Opozita reale smund të jetë bandë.

PD ka ende shumë energji pozitive brenda, sidomos të rinj e të papërlyer por janë peng i mendësisë së të keqes më të vogël dhe viktima të propagandës së tejsofistikuar të Trustit. Trusti ka vite që mbjell dasi, për ti shndërruar mitantët në skllevër dhe për të gënjyer shqiptarët. Po ashtu Trusti ka vite që shet dasinë i majtë i djathtë ndërkohë pakkush nga suaza drejtuese di të shpjegojë çfarë është e djathta e aq më pak militantët.

Ndërkohë as ish Sigurimi nuk e do më komunizmin se kanë bërë para e katandi, kanë biznese e ska shtet, ama këta ende i gënjejnë njerëzit se po luftojnë komunizmin.Pra është dasi false, e krijuar mjeshtërisht për hedhje hi syve.10. E vetmja shpresë që PD të rithemelohet realisht e jo si truk i Trustit është ti rikthehet misionit të vet fillestar të transformimit të shoqërisë e shtetit, të përqafojë një ideogji të shtetkombit, të mbështesë realisht vlerat e familjes,sigurisë, shtetit, nderit, dhe kombit duke e konsideruar shqiptarin tjetër vëlla e jo “armik, komunist,titist, e sicilist”.

Që kjo të ndodhë dorëheqjes së parevokueshme të Lulit duhet ti pasojë dorëheqja e të gjitha veglave qorre të Trustit përfshi edhe firmatarët, thirrja e një Kuvendi të hapur rithemelues, rikonceptimi ideologjik, dalja me një platformë serioze e të detajuar, rishkrimi i rregullave të funksionimit dhe të afrohen të rinj e të reja, nga brenda dhe mërgata që besojnë tek shtetkombi si zgjidhja e vetme dhe që do të ndërtonin frymën e duhur, grupin udhëheqës të ri dhe rregullat strikte të sjelljes.

Të gjitha pa diktatin e familjes Berisha. Mirëpo shanset që kjo të ndodhë janë…..aq sa temperatura e ngrirjes së Kryetarit aktual. Në jetën e përditshme, e në këtë çmendinën tonë kolektive ndodh shumëçka po gomari nuk fluturon dot.

Post Scriptum: Kryetimonieri i miellit i përshkruar më sipër është Edi Rama, një tjetër pleh antishqiptar që gënjen popullin. Jam marrë e do merrem me të në vazhdimësi.

PSS. E ftoj Brigadën e Plehut të shprehet lirshëm, fitoni kafshatën djema, thjesht evitoni llafet e pista, po tejkaluat masën ka bllok. Koston personale të komenteve të mësipërm e marr përsipër jo pa keqardhje e ngurrim, por përpara miqësisë vjen e vërteta.

Share: