Home KRYESORE Habit Ben Blushi: LIBRA FITON ZGJEDHJET, JO SONDAZHET

Habit Ben Blushi: LIBRA FITON ZGJEDHJET, JO SONDAZHET

Sipas sondazhit të IPR marketing, rezultonte se LIBRA fitonte dy mandate në kryeqytet, PS 15, ndërsa PD 12 dhe LSI 5, por duket se ky rezultat nuk e ka bindur ish deputetit socialist Ben Blushi sot drejtues e LIBRA.

Me anë të një mesazhi në faqen e tij të “Facebook”-ut, Blushi shfaqet skeptik për sondazhin dhe shkon deri aty sa shtron pyetjen nëse ka popull që voton 90 % për qeverinë?!

Sipas tij, LIBRA do të marrë të gjitha votat e atyre që janë kundër qeverisë, por a e beson njeri këtë fabul politike TE HABITSHME?

Statusi i Ben Blushit

Sipas një sondazhi Qeveria Rilindje-Cadra-LSI merr 90 për qind te votave. A ka popull që voton 90 për qind një qeveri? Sigurisht që jo. Prandaj nuk mund ti besoj sondazhit. LIBRA do marrë të gjitha votat e atyre që janë kundër Qeverisë dhe janë shumicë. Ky është ndryshimi i LIBRA me të tjerët. Ata duan të ndryshojnë popullin me ndihmën e Qeverisë, ne duam të ndryshojmë Qeverinë me ndihmën e popullit. LIBRA ËSHTË RRUGA E RE.

Share: