Home KRYESORE “Hekura të vjetra, soba, lavatriçe”, ky është biznesi i ri i Ermal...

“Hekura të vjetra, soba, lavatriçe”, ky është biznesi i ri i Ermal Mamaqit

Është shumë e vështirë ta marrësh seriozisht Ermal Mamaqin, gjë që ai e ka pohuar edhe vetë. Të gjitha rrjetet e tij sociale janë të mbushura me postime qesharake apo foto me të cilat qeshim pafund ku edhe ai vetë është protagonist. Prej dy ditësh, Ermali ndodhet në Greqi bashkë me një nga miqtë e tij më të mirë, aktorin e “Apartamentit 2XL”, Eglein Laknori.

Kur ata të dy bëhen bashkë vështirë të mos qeshësh. Pasi treguan se si sillen dy “laca” kur dalin jashtë shtetit, në një foto ku të dy kishin zbuluar barkun dhe rrinin mbështetur në një shtyllë, kanë bërë edhe një tjetër çmenduri…

Duke ecur rrugëve në Selanik, Ermali dhe Egi kanë sjellë me vete pak nga Shqipëria, më saktë zërin e personave që merren me shitjen dhe blerjen e hekurave çdo mëngjes në vendin tonë apo shitësit në plazh.

“Hekura të vjetra, pantallona, soba, lavatriçe, mobilie të vjetra…”,- shprehen dy aktorët në videon e postuar në Instagram.

Edhe pse flasin shqip në Greqi duhet ta dinë se aty ka shumë shqiptarë e me siguri disa përgjigje do t’i kenë marrë. Pa diskutim që për ta do jenë kthyer shumë koka. /360grade.al/

Share: