Home KRYESORE Ish-kreu i CIA: Skandali i Trump, më keq se “Watergate”

Ish-kreu i CIA: Skandali i Trump, më keq se “Watergate”

Ish-kreu i CIS-s, James Clapper, ka deklaruar se kontradiktat që rrethojnë Presidentin aktual amerikan, Donald Trump, në lidhje me Rusinë, janë më keq se skandali i përgjimeve “Watergate”, i cili rrëzoi nga pushteti ishPresidentin amerikan Richard Nixon.

“Watergate” përfshinte një sërë aktivitetesh të fshehta dhe ndonjëherë të paligjshme të ndërmarra nga anëtarët e administratës së atëhershme të presidentit Nixon, duke çuar në dorëheqjen e tij në vitin 1974.

Clapper, drejtori i CIA-s në administratën e ish-presidentit Obama, gjatë një fjalimi në “National Press Club” në Kanberra, tha se Trump ka nisur një sulm ndaj Shteteve të Bashkuara dhe institucioneve të tyre. Ai e quajti shkarkimin e drejtorit të FBI-së, James Comey, si të egër dhe të pafalshëm. Clapper tha se Trumpi i kërkoi Comey të hidhte poshtë publikisht argumentet mbi lidhjet e tij të dyshuara me Rusinë. Comey pritet të dëshmojë sot në një seancë të Senatit amerikan, si pjesë e një hetimi nëse në fushatën e Trump fshihen zyrtarët rusë, dhe nëse ka pasur ndërhyrje ruse në zgjedhjet presidenciale në SHBA. /360grade.al

Share: