Home KRYESORE Ja premtimi i parë i Klevis Balliut pasi fitoi mandatin

Ja premtimi i parë i Klevis Balliut pasi fitoi mandatin

Djali i Fahri Balliut, Klevis Balliu, ka reaguar pas publikimit të rezultatit të votave në qarkun e Korçës, ku ai fitoi mandatin e tij. Balliu ka falenderuar qytetarët e Pogradecit, ndërsa premton se do të jetë zëri i tyre në Parlament tha:

“Të dashur pogradecarë! Ju falenderoj nga zemra për mbështetjen që më keni ofruar. Ndihem i privilegjuar dhe i nderuar që do të jem zëri juaj në Parlament. Ju garantoj se do të punoj me ndershmëri dhe përkushtim për secilin prej jush, për fshatrat dhe qytetin e Pogradecit.”

Kujtojmë se në Korçë, e para doli PS me 62699 vota ose 6 mandate, e cila ndiqet nga PD me 41968 vota ose 4 mandate, dhe LSI me 19440 vota ose 1 mandat.

Share: