Home KRYESORE Julian Deda nuk ndalet/ Ai qe ishte kundër çadres, sot i bën...

Julian Deda nuk ndalet/ Ai qe ishte kundër çadres, sot i bën lajka Bashës

Aktori i njohur Julian Deda ka reaguar për situatën e krijuar brenda partisë demokratike për hapjen e procesit zgjedhor për kryetarin e ri.

“Thoni ate qe ndjeni, jo ate qe ju kerkohet te thoni.

Aman more, po a e dini ju, se kush eshte “dirigjenti” i statuseve/furçe per kryetarin? Eshte pikerisht ai, qe dikur ishte kunder çadres, duke i thene Lulit se protestat jane demode dhe se me protesta nuk vihet ne pushtet. Eshte pikerisht ai, qe sygjeroi zhdukjen e simboleve te Partise Demokratike nga te gjithe banerat apo posterat, siç jane ngjyrat BLU dhe e bardha dhe logo tradicionale dhe statutore e PD, te cilen nuk e pame asnjehere ne sfond. Per te shkuar me tej tek simboli i Partise Demokratike te Shqiperise dhe simpatizanteve te saj, dy gishtat lart, qe demokrateve e rinj brenda dhe jashte listave per deputete iu vinte zor ti ngrinin. Epo, dikush i propozoi te gjitha keto, se Basha nga mendja e vet nuk i shpiku, por ama beri gabim, qe pranoi kete strategji denatyralizuese te PD.

Pra, jo une, por dikush tjeter nuk e do as PD-ne, as Lulin. Une maximumi, qe po kerkoj eshte nje gare e ndershme dhe e barabarte brenda nesh. Maksimumi, qe po kerkoj eshte te mblidhet Keshilli Kombetar, pjese e te cilit jam edhe une. Maksimumi, qe po kerkoj eshte te respektohet statuti, i cili eshte bere si lecke nga shkeljet e shumta te kembeve me kepuce te pista.

Mos i degjoni, perkundrazi shtyjini me perbuzje ata qe kerkojne t’ju kapin duke ju premtuar poste ne te ardhme, shtyjini dhe peshtyjini, jane matrapaze, nuk jane demokrate.”,-shkruan Julian Deda. /360grade.al

Screenshot_5.png

Share: