Home KRYESORE Kapet rrjeti i prostitucionit, vajza nga 18-32 vjeç i gjenin klientët në...

Kapet rrjeti i prostitucionit, vajza nga 18-32 vjeç i gjenin klientët në internet dhe më pas…

Gjashtë femra kanë rënë në pranga dhe tre të tjera po hetohen në gjendje të lirë, në kuadër të operacionit “Chat Line 2”.

Sipas hetimeve policore është arritur të identifikohet se shtetasja L. B., prej një periudhe kohore të gjatë, me anë të mashtrimit punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion, aktivitet i cili kryhej në apartamentin e saj në Tiranë.

Janë arrestuar në flagrancë shtetaset:
1.L. B., 34 vjeçe (Nenet 114, 170/a dhe 180)
2.J. H., 19 vjeçe (Neni 113)
3.E. T., 18 vjeçe (Neni 113)
4.K. A., 32 vjeçe (Neni 113)
5.I. U., 22 vjeçe (Neni 113)
6.E. A., 22 vjeçe (Neni 113)
Gjithashtu janë proceduar në gjendie të lirë shtetaset:
1. Xh. B., 18 vjeçe (Neni 113)
2.E. L, 24 vjeçe (Neni 113)
3.K. M., 23 vjeçe (Neni 113)

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
– 7 njësi kompjuteri
– 7 ekrane kompjuteri
– 7 kamera për komunikime video online

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë./360grade.al

Share: