Home KRYESORE Le të ketë garë ne PD! Nga Dritan Shano

Le të ketë garë ne PD! Nga Dritan Shano

Kush prej jush ështe pa mëkate, le të gjuajë gurin e parë mbi të!
Gjoni 8:7

Është e qartë se ne si PD kemi humbur rëndshëm kësaj rradhe. PS ka 70% më shumë deputetë në Kuvendin e Shqipërisë sesa ne. Është e qartë po ashtu se kanabis, frika e njerëzve, bandat e pushtetit, oligarkët kanë ndikuar fort në këtë rezultat duke alteruar votën. Është gjithashtu e qartë se shumë nga votat tona për shkak të hezitimit dhe pakënaqësive nuk ishin në kuti, i qëndruan larg asaj. Si kurrë ndonjëherë pati njerëz që kërkuan largimin e Kryetarit në mes të fushatës, por si gjithmonë pati demokratë të cilët shërbyen konkurrimit politik të papërkulur, pa i shkuar ndërmend të flirtojnë me kundërshtarin politik dhe as të shesin mend mbas ndonjë komforti përfitimesh nga PD-ja.

Grupime brenda PD-se kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës dhe fillimin e një proçesi gare për lidershipin e partisë. Unë mendoj se PD e ka sot të nevojshme një proçes gare reflektuese, një garë e cila shpresoj si çdo demokrat, që të jetë e vërtetë dhe e sinqertë, për të ringritur besimin dhe besueshmërinë e shqiptarëve tek përfaqësimi i saj, si në nivel individual ashtu dhe si forcë politike.

Gara për lidershipin e PD do të kryhet; ajo duhet të jetë për të mirën e PD-së; ajo nuk mund të shndërrohet në strehën e mllefit dhe thirrjeve për linçim të atyre që asnjë demokrat nuk i linçoi kur patën rradhën, në strehën e kujtdo që nuk arrin as ta fshehë dëshirën se mezi po pret që të fitojë nga humbja. Shpresoj që ajo të jetë e qetë dhe dinjitoze, siç garuesit i detyrohen çdo demokrati të thjeshtë. Në çdo rast, zgjidhjet për të ardhmen e PD do gjenden në të tashmen dhe jo në të shkuarën.

Të gjithë ata që marrin përsipër të udhëheqin njerëz bashkë me incentivat e secilit prej këtyre njerëzve duhet të mbajnë parasysh ç’thotë Talleyrand: Arti i vendosjes së njerëzve të duhur në vendet e duhura është më i pari në shkencën e qeverisjes; por arti i gjetjes së vendeve për të pakënaqurit është ai më i vështiri. Secili që mendon të garojë apo të mbështesë kandidatë për të udhëhequr njerëz në krye të Partisë Demokratike duhet ta pyesë veten si i ka ekzekutuar këto arte, si të parin ashtu dhe të dytin.

Merrni njëherë frymë thellë. Gara fillon së shpejti. Të dëgjojmë dhe të votojmë.

Share: