LIBRA pas propozimit per 1.000 euro pas lindjes, i jep fund “7501”-it....

LIBRA pas propozimit per 1.000 euro pas lindjes, i jep fund “7501”-it. Fillon Beteja e Pronës

0

Kreu i LIBRA, Ben Blushi pas premtimit ekstrafagant te 1000 eurove per cdo lindje, premton se do t’i japë fund konflikteve për pronën që lindën nga ligji 7501!

“Qindra njerëz u bënë pronarë padrejtësisht dhe mijëra të tjerë u zhveshën nga pronat e ligjshme” shkruan Blushi për shkak të këtij ligji duke premtuar kthim të tokës tek i zoti dhe kompensim të pronarëve të ligjshëm. Këtë nismë, Blushi e quan “Beteja e Pronës”.

STATUSI I PLOTE:

LIBRA I JEP FUND 7501. FILLON BETEJA E PRONËS

LIBRA do ti japi fund efekteve juridike te ligjit 7501 përmes abuzimit me të cilin qindra njerëz u bënë pronarë padrejtësisht dhe mijëra të tjerë u zhveshën nga pronat e ligjshme. LIBRA është shumë e ndjeshme për cështjen e pronësisë dhe do të hartojë një ligj të ri që kthen menjëherë tek i zoti pronat e njohura dhe kompenson shpejt pronarët e ligjshëm. LIBRA do të penalizojë të gjithë ata zyrtarë që kanë abuzuar me pronat e të tjerëve. Ju premtoj se në 25 qershor fillon Beteja e Pronës.

Share:
Reklama juaj

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY