Home KRYESORE Magjia e heshtjes zgjedhore… Nga Genc Mlloja

Magjia e heshtjes zgjedhore… Nga Genc Mlloja

Sot dhe neser, pra njehere ne 4 vjet shqipetaret duhet te ndjehen zoter te pushtet- berjes.

Sot kryeministri ne detyre nuk mund te na tregoje barcaleta, duke u tallur me ne ne menyren me te ulet te pare ndonjehere.
Sot besoj e kane vene me force ne gjume delirantin e pashembullt te historise shqiptare.
Sot sejmenet e tij kane mundesi te mos jetojne me friken e shigjetave te talljeve dhe sy- qeskave te lartemadherise mbi ta.
Sot keta sejmene kane mundesi te bejne pazaret e nendheshme qe te jene ne ‘forme’ neser si grabitqare votash per timonierin e veten.

Sot te mashtruarit kane kohe te reflektojne per veten e tyre se pasi te hedhin voten vjen e hena… pritje edhe 4 vjet per te qene te ‘rendesishem’.

Ai do te zgjohet (ose eshte zgjuar) per ta vazhduar ‘vepren’ e tij ne rrethe te ngushta, por larg kamerave. Kushedi si e ndjejne veten Frangaj, Vollca, Irfani e te tjere me te vegjel. Po, jane duke bere llogarite e fitimeve e planeve te ardhshme….

Kurse cadra ‘hollandeze’ ndoshta e ka bere nje rruge atje ku mesuam se ishte bere i ‘madh’. Student ekselent, gjykates, burre i ‘mire’, e mbi te gjitha cun qe nuk paska harruar lagjen ku eshte rritur. Shume fallco si nje kukull me porosi, e zemrek te calorduar!

Sa keq qe nuk e kishim ditur me pare kur kapte andej- kendej neper ministri shuma marramendese.

Po pse nuk e dime ne se kjo nuk eshte menyre hollandeze… prandaj iu rikthye ‘memedheut’ ta beje si Hollanda!

Prandaj ta heq ate zakon – doren e gjate te fshehur – se kur te kthehet atje nuk eshte aq trim te beje te tilla zullume se nuk do te kete me ndihmen e kumbarit Berisha, apo joshjet e Rames, apo zemergjeresine e pakuptimte te Metes. O Lul Shqiperia ka djem e vajza shume e shume me ekselente se ju por me nje ndryshim- kane karakter e dinjitet.

Me shume se humbjen e neserme Luli eshte i tmerruar nga gjygji i korrikut kur demokratet e vertete do ti kerkojne llogari pse nga cadra iu hodh ne krahe sojit te vet – Rames, te cilin ne mars do ta terhiqte gjoja zvarre neper rruget e Tiranes. Cfare do ti shihnin syte Tiranes nga cfare po ‘buciste’ kreu i demokrateve, shume prej te cileve sot e ndjejne veten te mashtruar, te tallur, te poshteruar! Cannabis qe nuk e permend me kreu demokrat duket ia ka lulezuar shtepine e tij dhe klanit te vet.

Lsi e Meta syte i kane nga rinia, qe i ka nervat me te forta, dhe sot po reflekton ne menyre konstruktive, por ama duke u perpjekur me prinderit e te afermit e tyre pse ti ndjekin ne mbeshtetje te Nr. 1 neser.

Rinia nuk eshte elektorati i vetem ne Shqiperi, mos te harrojme se kane prinder, te aferm te moshes se mesme etj.

Lsi duket ia ka lene kete detyre cupave e djelmoshave te saj militante ta bejne.
Uroj te kene sukses se keta jane pa vese, duan nje Shqiperi pa timonier, as hollandez me vese mashtruese, por shqiptar te merakosur, te shqetesuar per stabilitet e qetesi. Me plot bindje e them se PD e Basha e i plotefuishmi Berisha do te ishin thjeshte spektatore te zgjedhjeve te 25 qershorit sikur mos te kishte ngulur kembe Meta e Lsi. PD u braktis edhe nga aleatet strategjike – SHBA e EU!

Kesisoj, numrin 1 e duan te gjithe kjo vetem ne aspektin e brendeshem por edhe nderkombetare.

Provojeni se numrat e tjere, fatekeqesisht, ju kane dale fiasko shqiptareve, numra humbesish te fatit te ketij vendi e populli fukara ne mes te Europes!

Share: