Home KRYESORE Milo: Zoti na ruajtë nga Erdogani!

Milo: Zoti na ruajtë nga Erdogani!

Paskal Milo dhe Dashamir Shehi kanë komentuar në #DritaremeRudinën, në Vizion Plus intervistën më të fundit të presidentit turk Erdogan, i cili uroi që kryeministrin Rama të fitojë në zgjedhjet e 25 qershorit.

“Modeli i Erdogan do të jetë një fatkeqësi e madhe. Larg qoftë të vijë këtu, pasi ne synojmë drejt Evropës. Zoti na ruajte !”, tha Milo.

“Është një ndërhyrje e radhës. E ka bërë dhe më parë, me Nanon. Më vjen keq për Erdoganin që po përdoret. Përtej kritikave që kam për Ramën, është edhe kjo që ka bërë me diplomacinë, siç ishte atëherë që shau Trump.

Intervista e Erdogan është një tjetër e tillë, është e porositur, ” tha Shehi. /dritare.net

Share: