Home I pakategorizuar Ministri i PD thërret policët: Ma nxirrni sekretaren nga zyra!

Ministri i PD thërret policët: Ma nxirrni sekretaren nga zyra!

Që të zbatohet marrëveshja Rama-Basha duhet ndonjëherë ndërhyrja e policisë. Dihet tashmë që ministri i PD-së Gazmend Bardhi ka pezulluar nga detyra Juliana Hoxhajn, Sekretaren e Përgjithshme. Ajo kandidon për deputete dhe sipas marrëveshjes Rama-Basha nuk mund të qëndrojë në detyrë deri në 26 qershor. Pavarësisht kësaj, Juliana Hoxhaj këmbëngul të vazhdojë punën. Sot ajo u fut në Ministrinë e Drejtësisë dhe shkoi drejt e në zyrë. Reagimi i Gazmend Bardhit ka qenë ekstrem.

Pezulloi nga detyra stafin që lejoi Juliana Hoxhën të futej në zyrë dhe thirri policinë.Në ambjentet e Ministrisë së Drejtësisë hynë forcat e policisë, pasi u njoftuan nga vetë ministri i PD-së, Gazmend Bardhi.

Konflikti Bardhi-Hoxhaj nisi pas kërkesës së ministrit për të pezulluar numrin dy të Drejtësisë, me pretendimin se ajo kandidon për deputete në zgjedhjet e 25 qershorit dhe përfshirjes në fushatën zgjedhore. Ndërkohë, Departamenti i Administratës Publike rrëzoi pezullimin e Bardhit duke argumentuar se ministri ka tejkaluar kompetencat e tij. Nga ana tjetër, ministri teknik i PD ka paralajmëruar se nuk do njohë autoritetin e DAP-it duke lënë në fuqi pezullimin për Sekretaren e Përgjithshme./lapsi.al

Share: