Home I pakategorizuar Nikoll Lesi: Pse Presidenti Trump zgjodhi Bashën dhe jo Ramën…

Nikoll Lesi: Pse Presidenti Trump zgjodhi Bashën dhe jo Ramën…

Edhe një javë ka fushatë elektorale. Presidenti i SHBA Donald Trump priti dhe bëri një foto me liderin e opozitës shqiptare Lulzim Basha. Është e paprecendentë kjo si ngjarje, pasi kurrë në kulmin e një fushate politike parlamentare të një vendi, të interferojë një supërshtet siç është Amerika.

Përzgjedhja që ka bërë Presidenti Trump për të takuar dhe bërë foto me Bashën, e cila sipas zakonit shqiptar përkthehet si një mbështetje e hapur amerikane për liderin e opozitës Basha, tregon se Uashingtoni do Lulzim Bashën kryeministër dhe jo Edi Ramën. Nuk ka mbështetje më të hapur se sa kjo, sepse  ai flet edhe pa thënë “Votoni Lulzim Bashën”. Flet foto dhe mënyra se si Trump thotë “OK”, dmth duhet Lulzim Basha si partner për SHBA. Një foto nuk është gjithçka, por me Donald Trump flet shumë. Natyrisht votat merren në Shqipëri dhe pas kësaj Lulzim Basha duhet të ndërrojë strategji elektorale në këtë javë të fundit të fushatës. Tashmë nuk është më një galoshe që ngjitej pas pushtetit të Edi Ramës, siç donin ta përqeshnin në selinë e PS-së, por një kandidat serioz për kryeministër i Shqipërisë.

Lejen amerikane e ka marrë me firmën e Presidentit Trump. I duhet që në Shqipëri të jetë më agresiv dhe i qartë në raportet me PS dhe Edi Ramën. Tashmë nuk ka më kohë, por duhet të hap FRONTIN E MADH TË LUFTËS NË NORMANDI kundër nazizmit, si dikur amerikanët kur zbarkuan në Francë. Fronti i luftës i Lulzim Bashës nuk është  më kundër LSI dhe Ilir Metës, por kundër kryeministrit aktual të cilin e ka quajtur qeveri e drogës dhe e krimit. Presidenti amerikan Trump nuk të fal kur qeveria përzihet apo është shtojcë e krimit të drogës. Trump është i rreptë në këtë drejtim.

U mundua me njëmijë mënyra Kryeministri Edi Rama që të bënte një fotografi me Presidentin amerikan Trump kur ishte në Samitin e NATO-s, por Donald Trump nuk pranoi, bile i hidhte vështrim me inat, aqsa Edi Rama ruhej se edhe mund ta godiste me grusht Trumpi, siç bëri me kryeministrin e Malit të Zi, i cili i zuri udhën dhe e panë të gjithë se ku përfundoi. Donald Trump është presidenti i botës, por është mbi të gjitha njeri që nuk harron se çfarë I bëri Edi Rama në CNN, BBC e kudo kundër kandidaturës së Trump aqsa tha se është fatkeqsi botërore nëse fiton Trump. Por ai fitoi. Ndaj nuk e qasi afër kryeministrin Rama në NATO. Ishin futur shumë lobistë që të bënte një foto me Presidentin Trump, por ai vetëm e shikonte vengër, sikur do ta hante në mes të NATO-s. Dhe si për inat të Ramës, thirri Lulzim Bashën dhe bëri foto me të, duke përçuar mesazhin për popullin shqiptar, por edhe për ambasadorin e tij në Tiranë Lu se jam me Lulzim Bashën.

Tani Lulzim Basha ka marrë mbështetjen e hapur të SHBA. Por në Shqipëri duhet të jetë edhe më i qartë. Ai duhet të jetë kryeministri. Por me votat e tij nuk bën shifrën magjike 71. Me PS nuk ka më kuptim të vazhdojë, sepse çdo opozitë synon të vijë në pushtet e jo të ngjitet pas pushtetit. Por sondazhet tregojnë se PD ka njëfarë rënie elektorale nga fillimi  fushatës. Natyrisht që sondazhet janë të mirëpaguara nga qeveria dhe ka devijacione të mëdha, por atmosfera në opozitë mbetet realisht inaktive. Nuk punojnë me pasion si dikur, sepse mendojnë se Basha ka Pazar me Ramën dhe se opozita do ti bashkëngjitet pas Edi Ramës për të marrë copa pushteti. Po kështu edhe drejtuesit e partive të vogla që janë në listën e PD si kandidatë të sigurtë për deputet nuk po punojnë pasi e kanë të sigurtë mandatin. Ndaj Lulzim Basha ka javën finale. Sulm total ndaj PS dhe Edi Ramës nëse don të shtojë votat dhe të vijë në pushtet. Por me LSI e bën numrin magjik 71.

Lulzim Basha duhet të hap FRONTIN E LUFTËS ME RAMËN që të vijë në pushtet. Edhe foton e Donald Trump e ka si puna e luftës me demin kur i nxjerr të kuqen. Basha  duhet sulm ndaj PS, ndryshim strategjie me LSI, PDIU dhe LIBRA dhe vjen në pushtet.

Në të kundërt të mbajë si kujtim foton me Donald Trump, sepse nëse nuk do jetë kryeministër foton Trump do ta bëjë me atë që do fitoj kryeministrin pas datës 25 qershor. Dhe vetë futet në arkiv!

Lulzim Basha ka nevojë të ndihmohet e jo të miklohet duke e gënjyer edhe ata që mban afër, sepse një pjesë grazhdojnë natën te kryeministria, pasi mendojnë se pazari i 17 majit vazhdon.

Pazari i 17 majit ka rënë që me foton e djeshme me Presidentin e SHBA. /kohajone

Share: