Home KRYESORE Poetja e re i shkruan Rames: Heshtsh përgjithmonë si nesër…

Poetja e re i shkruan Rames: Heshtsh përgjithmonë si nesër…

Nga Jonida Salku

Ti që (sh)përdor(on) fëmijët për spote elektorale, ku na tregon litarin? Ti që për 4 vjet ke qeverisur më keq se unë nga fejsbuku? Ti që e ke shndërruar surratin tënd në një shollë arrogance?

Ti që merr lekët e mia dhe printon bluza fushate me dy gishta përpjetë, duke vazhduar të konfondosh një komb të tërë mbi konceptin e lirisë dhe paqes?

Ti që s’ke thënë as një fjalë mbi ndonjë “program” konkret të supozuar qeverisës për të ardhmen? Ti që bën fushatë duke thënë se sa të këqinj janë ata që s’duhen votuar, pa qenë as opozitar zotrote? Ti që m’i shteron kaq kollaj fjalët…?

Ti lutesh për votën time kaq hipokrizisht?

Jo mor shok, s’ta jap! Veç në m’u thaftë truri!!!
Heshtsh përgjithmonë si nesër…

Share: