Home KRYESORE Projeksioni i qeverisjes se pas 25 qershorit bazuar tek Sondazhi i pare.

Projeksioni i qeverisjes se pas 25 qershorit bazuar tek Sondazhi i pare.

Sondazhi i parë i Ora News dhe IPR Marketing doli mbrëmë dhe surprizoi. Ndonëse ishte sondazhi i parë dhe fushata sapo ka filluar e do ndizet më fort, ai tregoi se ndoshta LSI dyfishohet. LIBRA ishte surpriza, pasi kap dy deputetë në qarkun e Tiranës, PD-ja rritet dhe PS pak a shume ne vend numero sic ka qene keto legjislaturat e fundit.

Ajo qe del nga ky sondazh është se natyrshëm asnjë parti nuk e bën dot e vetme qeverinë e pas zgjedhjeve te 25 qershorit, çka rrëzon ne fakt “refrenin elektoral” te Edi Ramës për 71 deputetë dhe ne timon pa partner ne preher.

Supriza tjeter e sondazhit ishte se diku te 20 përqind nuk kanë vendosur, çka si rregull nuk i shton votat e PS qe ka kater vjet qe po qeveris dhe ata duhet ti kene mbyllur llogarite me te.

Të pyetur në sondazh se a do merrnin pjesë ne zgjedhje, ishin përgjigjur 67 përqind se do shkojnë dhe kjo duhet përkthyer si një tendecë e madhe e popullisë për të shkuar me vrap në kutitë e votimit dhe pse jo, ndoshta për të ndryshuar qeverinë.

Por nderkohe PS vazhdon akoma të mbetet parti e parë edhe pas 25 qershorit, por nuk e kap dot numrin 71 as me ndonjë aleate të vogël periferike sic mmund te ishte PDIU. Gjasat sipas ketij sondazhi jane se LSI mbetet King Majker (qeveri-bërësi) pas 25 qershorit.

Pranohet se LSI dhe LIBRA mbeten me pak gjasa qe ti japin votat Edi Ramës per te riqeverisur dhe, atëhere ai nuk bëhet kryeministër.

360grade.al e Artur Zhejit sic mund te kuptohet lehtesisht, hamëndson se nga nje analizë e shpejtë e pas daljes së sondazhit të parë, ka me tepër mundësi që qeveria të bëhet nga PD-LSI-LIBRA-PDIU sepse sipas ketij portali, PDIU nuk doli mbrëmë në rang kombëtar, por ka disa rajone ku merr deputetë, por jo aq sa të bëjë me PS, qeverinë.

Sidoqofte eshte vetem momenti i pare, ndersa sapo jane ndezuar motoret elektorale me shume para te marre vrrull dhe, nuk mund te harrohet mundesia “e pabesueshme” e nje qeverie PS+PD, ose pak me e gjere se kjo aktualja teknike deri ne zgjedhje…

Share: