Home KRYESORE Putin: Askush s’do mbetej gjallë pas një lufte bërthamore SHBA-Rusi

Putin: Askush s’do mbetej gjallë pas një lufte bërthamore SHBA-Rusi

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se asnjë njeri dhe asnjë vend në botë nuk do të mbijetonte në rast se SHBA-të dhe Rusia do të përdornin arsenalet e tyre bërthamore në luftë kundër njëra-tjetrës.

Këto komente, lideri rus i bëri në një seri intervistash me regjizorin amerikan Oliver Stone.

Pyetja nëse raca njerëzore do t’i mbijetonte një lufte të mundshme bërthamore ka pushtuar mendjet e njerëzve për gjenerata, dhe Stone pyeti nëse Presidenti rus beson se SHBA-ja do dilte fitimtare në rast shpërthimi të një konflikti të tillë.

“Është më e fuqishme SHBA-ja në rast lufte?”, pyeti Stone. “Nuk mendoj se do të kishte të mbijetuar nga kjo luftë”, u përgjigj presidenti rus, Vladimir Putin.

Intervistat me putin do të transmetohen në katër seri në Showtime, duke nisur nga 12 qershori, por Stone ka publikuar vetëm një sekuencë të shkurtër.

Në këto intervista Putin provon se ka kontroll të plotë mbi ushtrinë dhe është shumë i informuar mbi gjithçka ndodh në Rusi dhe jashtë saj, përfshirë Sirinë, ku Rusia është një aktor shumë i fortë.

“Piloti thotë se ai do të bëjë një tjetër tentativë”, i thotë Putin Stone-t, duke i treguar live bombardimet në Siri nga smartfoni i tij.

Kur u pyet nëse “ka shpresë për ndryshim” në marrëdhëniet SHBA-Rusi tani që Trump është zgjedhur President, Putin thotë se “gjithmonë ka shpresë”./360grade.al

Share: