Home KRYESORE Rama i pergjigjet Metes: Shqipëria që duam s’është Shqipëria e ulërimave, kërcënimeve

Rama i pergjigjet Metes: Shqipëria që duam s’është Shqipëria e ulërimave, kërcënimeve

Gjatë një mitingu elektoral në qytetin e Lezhës, kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje që qytetarët të refuzojnë çirrjet dhe kërcënimet e partive të tepsisë, siç tha ai. Reagimi i Ramës erdhi pas deklaratës së Metës se ai do të armatoste qytetarët nëse Policia përdoret në zgjedhje.

Më vjen shumë keq, shumë zor. Ndihem shumë i sëkëlldisur kur shikoj gjëra që nuk do donim ti shihnim, kur dëgjoj gjëra që shqiptarët nuk do donin ti dëgjonin më. çirrje, ulërima, kërcënime.

Por Shqipëria që duam nuk është Shqipëria e ulërimave, kërcënimeve dhe e partive të tepsisë së pushtetit.

Duam shtet për çdo shqiptar, për çdo prind e për çdo familje pavarësisht bindjeve politike. Shqiptarët janë të lirë të kenë bindjet e tyre por shteti është i detyruar t’iu shërbejë të gjithëve”, tha Rama.

Share: