Home KRYESORE Rama qe do te jete timonier pa fatorino, flet per timonierin Fatos...

Rama qe do te jete timonier pa fatorino, flet per timonierin Fatos Nanon: Kam filluar ta kuptoj. Me gjithe mend e thote?!

Kryeministri Rama ka folur në “Tonight” të Ilva Tares për takimet e tij me Fatos Nanon. Rama tha se bisedat me të janë shumë interesante dhe se ata bisedojnë prej kohësh.

Rama tha se sa më shumë qëndron kryeministër, aq më shumë e kupton Fatosin dhe ketu nuk u kuptua nese e kish me ironi apo serizisht…!

“Me Fatos Nanon ne bisedojmë prej kohësh. Sa më shumë unë qëndroj në këtë detyrë aq më shumë e kuptoj Fatos Nanon. Nuk po bëj autokritikë, por po them se kur nuk je kryeministër, shumë gjëra të duket sikur i kupton dhe nuk i kupton. Bisedat me Fatosin janë shumë interesante. Është si puna e kapitenit të anijes, që preferon të rrijë në breg dhe të shikojë të tjerët që merren me anijen. Për mua është një bisedë me shumë vlera. Ai ka qenë timonier për një kohë shumë të gjatë”, – tha Edi Rama qe kerkon te jete timonier pa fatorino ne Shqiperi.Ta kete me gjithe mend thua? Pergjigja i mbet cdonjerit.

Share: