Home I pakategorizuar Prezantuesja e TVSH-së lë nam me të ftuarit, ja çfarë bën

Prezantuesja e TVSH-së lë nam me të ftuarit, ja çfarë bën

Emisioni i mëngjesit në TVSH është komentuar gjatë ditës së sotme, jo për ndonjë arritje të madhe, por për gafën e prezantueses. Gjithmonë, mëngjesi është quajtur pak i vështirë në një transmetim të drejtpërdrejtë. Kjo pasi, në orët e para të mëngjesit të duhet një kafe shumë e fortë të të hapë sytë dhe mendjen.

Mesa duket, prezantuesja e emisionit “Mirëmëngjes Shqipëri” nuk e kishte konsumuar të plotë kafen, pasi sytë i kishte të hapura por mendjen nuk e dimë me siguri. Por, kur vjen puna tek të ftuarit, sigurisht që moderatorja duhet ta njohë, pasi pyetjet duhet t`i bëj ajo. Adriatike Lami poete e mirënjohur shqiptare, ishte e ftuara e emisionit të mëngjesit, e cila mesa duket është bërë pishman që mori pjesë në një emision televiziv në Radio-televizionin publik Shqiptar.

Shkak për këtë është bërë gafa e drejtueses së emisionit të mëngjesit “Mirëmëngjes Shqipëri”, Blerina Shehu, e cila i ka ngatërruar emrin. Në nisje të emisionit moderatorja ka bërë një korrigjim të një inserti të transmetuar vetëm pak më parë në emision, duke thënë se bëhet djalë për “Festivalin e Poezisë së Pabotume”. Por, nuk ka kaluar shumë dhe prezantuesja ka bërë gafën e madhe:

Ajo i ka uruar mirëseardhjen në studio të ftuarës Adriatike Lami duke ju drejtuar me emrin e një poeteje tjetër, Rudina Çupi. Poetja: Quhem Adriatike Lami dhe e kam më të shenjtë se emisionin tuaj të mëngjesit.” Prezantuesja: Megjithatë ju mbeteni poete Poetja: Duket që keni lexuar shumë, por gjithsesi ja ku jemi, le të jemi.

Në fakt moderatorja është ngatërruar pasie e para në studio do të vinte pikërisht Rudina Çupi e cila për shkak të trafikut në rrugë, mbërriti në emision më vonë. Moderatorja ju drejtua poetes Rudina Çupi sapo ajo mbërriti në studio: Unë ju ngatërrova emrin qëparë me zonjën Adriatike por shpresoj të mos ju vijë aq keq saç i erdhi zonjës”./360grade.al/

Share: