Home KRYESORE Sfide per nje bote me arsye!

Sfide per nje bote me arsye!

Nga Arian Galdini

Po te jetonim ne nje bote me arsye e paqe vetjake te secilit prej nesh, shume ceshtje do te ishin trajtuar e kuptuar ndryshe, e te tjere njerez do ishin degjuar e konsideruar.

Ne nje bote me njerez me arsye dhe paqe vetjake, pelqehet e verteta.

Jo e verteta selektive, as ajo asnjanese, e as ajo e njeaneshme.
Pelqehet e verteta e thelle, e forte, e drejtperdrejte, qe flet per gjithcka, kudo e kedo.

Ne nje bote me njerez me arsye dhe paqe vetjake, nuk do te kishte kaq shume zenka, debat, levrim e shpenzim energjie, per barinj, lidere e kryetare. As per parti.

Ne nje bote me njerez me arsye dhe paqe vetjake, energjia e shoqerise dhe qytetareve te saj do te gelonte e ndizej per modelet jetesore, per raportet e medha mes lirive dhe cenuesve te lirive, perfaqesimit dhe tjetersuesve te perfaqesimit, bashkejeteses ne solidaritet, drejtesi e mireqenie dhe dasive per sundim, mes hapjes se rrugeve per shpalosje talentesh, zotesie e imagjinate perballe aleances se mediokerve, mes pro jetes dhe liberaleve, e keshtu me rradhe…

Jo. Ne nuk kemi te tilla ceshtje e debate. Ne ndahemi pro dhe kunder Kryetareve, pro dhe kunder Partive, pro dhe kunder Kryetareve dhe metonjesve per Kryetare, e keshtu me rradhe…

Ne ndarjet dhe bashkimin i kemi bazike. Zihemi dhe dashurohemi per kapistren qe na siguron buken e gojes, tenderin, statusin social, karrieren politike apo plackeberjen e madhe lart ne pushtete…

Veshet jane te mbyllur, interesi i vdekur, syte te verber, per njerez qe ngrene ceshtje, thone te verteta, e qe kerkojne e synojne te ndricojne mendje qytetaresh dhe hapesira sociale…

Eshte e kote.

Veshet ne vende si ky i yne degjojne vetem frekuencen e Vijes se Partise qe vjen nga lart. Interesi zgjohet vetem nga perfitimi me cdo kusht. Syte shohin vetem shkelqimin e pushteteve dhe plackes.

Asnje nga ne nuk e ka kuptuar kete realitet. Edhe une qe po shkruaj sot per kete realitet, me jane dashur 27 vite aktivizem politik, civil dhe publik, qe tia mberrij kesaj te vertete.
Mund te jem une i gabuar. Mundet.

Mund te jem une i ndikuar dhe shtremberuar ne kuptueshmeri dhe analize, per shkak te historise sime personale. Mundet.

Ama, per cdo rast, po e shkruaj e po e ndaj me ata qe duan ta lexojne kete te vertete, sepse ku i dihet, ndoshta I kam goditur sakte. Ku i dihet. Mundet.

Ne qe kerkojme te vertetat, ne qe jetojme me ushqimin e mendjes dhe jo me mendjen tek ushqimi, ne qe i kerkojme, i themi, por nuk i pretendojme te vertetat, jemi nje soj deshtakesh te paralajmeruar ne kete shoqeri e ne kete vend.

Jo deshtake ne nivel personal. Personalisht, profesionalisht, familjarisht mund te jemi te suksesshem, e madje edhe shume te suksesshem. Ne jemi te deshtuar te paralajmeruar, ne perpjkejen, aspiraten dhe pritshmerine tone per te ndricuar mendje njerezish dhe hapesira sociale a politike ne kete vend. Nuk e bejme dot. Pike.

Eshte e pamundur. Ne kete.vend duan mashtruesin, dhunuesin dhe batakciun. Kane adhurim per ate qe shtyp e shkel me kembe kedo.

Ne kete vend kane adhurim per ate qe plackti e gjobit gjithcka e kedo, e pastaj ble me cikerrima gjithkend.

Perultesia, miresia, qellim-mbaresia, aspirata, ne nje vend te tille, jane terma, koncepte e sjellje te pakuptuara, te cilat ngase nuk kuptohen e as durohen, keqperkthehen. Perultesia perkthehet si dobesi, miresia si mashtrim, qellim-mbaresia si kopili, ndersa aspirata si delir.

Ky eshte nje vend, ku po fole nuk ka degjues e as pergjigje. Ka vetem nga ata qe ta plasin ballit duke te pyetur: E kush je ti? U bere ti?

Ky eshte nje vend ku po shkruajte, nuk ka as lexues e as kritike. Ka vetem nga ata qe ta mbeshtjellin me te shara, komente fyese pa te lexuar, e baterdi balte pakufi.

Ky eshte vend ku po nuk u anesove me njeren pale, te thone se vetem je kot e nuk ben dot gje.

Ky eshte vend ku po u anesove me njeren pale, pikerisht ata qe nuk te pershendeten e as mbeshteten kurre sa ishe vetem, te kerkojne llogari e te shajne e mallkojne, pse ti u bere me keta apo ata.

Ky eshte vend ku po te nderrosh parti, per te mbrojtur e ruajtur besnikerisht idete, idealet, parimet, integritetin dhe aspiratat dhe ambicjet e tua, quhesh bishtperdredhur, i levizshem, armik, i keq.
Po i qendrove besnik Partise dhe Kryetarit, edhe kur ben lufte me ish-mikun, dashuri me armikun, vjedh, mashtron, ben placke, ve gjoba, vret e pret, quhesh luajal, i duhuri, i vlefshem, me i miri.
Ky eshte nje vend ku te thuash te verteta te thella, te ndjera e te sinqerta, nuk mer shume pelqime e mbeshtetje… Po te shkruash gjera pa angazhim dhe neutrale, mer shume pelqime e mbeshtetje.

Dhe ne themi se njerezit pelqejne te verteten… Sa genjeshtare dhe hipokrite qe jemi…

Po te thuash te verteta te njeanshme, mer shume pelqime e mbeshtetje.

Po te thuash te verteta te paanshme, ku i perfshin te gjitha e te gjithe, nuk mer fare as pelqime e as mbeshtetje..

Ne nuk duam te verteten. Ne duam te na konfirmosh pse jemi ata qe jemi, aty ku jemi, e pse bejme ate ate qe bejme…
Jemi te mjere….

Po te thuash te verteten, pa qene i konfirmuar nga sistemi, as ne loje brenda sistemit, e as si pjese e interesave, nderlidhjeve apo porosive te sistemit, ti nuk ekziston.

Sepse ketu ne kete vend, edhe per qytetaret qe jane viktima te sistemit, nese ty te mohon e shperfill sistemi, ti nuk ekziston.

Le te vlesh sa te duash, te jesh i zoti sa te duash, te jesh i shkolluar sa te duash, te besh, te thuash, te shkruash, te sakrifikosh, cfare e sa te duash, po te mohoi e shperfilli sistemi, ty do te te mohojne e shperfillin edhe qytetaret, pra ti nuk ekziston.

Kushtet jane keto.

Nuk kemi cbejme. Ose do te vazhdojme te shpresojme e rezistojme ne perpjekjen e luften tone per te sjelle ne kete vend, nje bote me arsye, ose do ta humbasim edhe ne o vendin, o arsyen, o te dyja bashke.
Kjo eshte sfida.

Arian Galdini

Share: