Home KRYESORE Shpërthen kreu i PD-së së Lushnjes/Ata që sulmojnë Bashën sot…

Shpërthen kreu i PD-së së Lushnjes/Ata që sulmojnë Bashën sot…

Kryetari i Partisë Demokratike, dega Lushnje, njëherëz edhe deputet i ardhshëm i Parlamentit shqiptar, Myslim Murrizi, ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale mbi kërkesën e bërë nga disa anëtarë të Kryesisë, Këshillit Kombëtar të PD dhe ish-deputetë për largimin e menjëhershëm të Lulzim Bashës si Kryetar i Partisë Demokratike.

Murrizi duke iu drejtuar demokratëve i fton ata të shprehen nëse kanë parë ndonjë nga firmëtarët gjatë fushatës apo jo, ndërsa shprehet se ish-ministra e funksionarë të PD erdhën në këtë parti me pantallona të grisura dhe pas 8 vitesh u larguan me vila.

Postimi i plotë i kreut të PD në Lushnje

Kjo liste firmetaresh paska kerkuar largimin e BASHES????????

Ftoj çdo DEMOKRAT ne te gjithe Shqiperine qe u perball ne keto 30 dite me fushaten me te piste dhe te blere nga paraja e pushteti qe ti lexoj me vemendje dhe te me thote se per ke kane punuar e votuar keta????

A i keni pare keta ne fushate????

A nuk ishin po keta qe ne vitin 2013 punuan qe te humbiste PD dhe lart e poshte si te strukur thonin te perzeme “PLAKUN”?????

U habita kur shoh njerez qe ju kan dale deshmitare shokeve te gjimnazit ne kohen e diktatures, njerez ish spiune te sigurimit, ish ministra e funksionare te PD qe erdhen me pantallona te grisura e pas 8 vitesh u larguan me vila tek Zamiri, individe qe ne rrethet nga jane i njohin si ” sende” pa vlere njerezore morale, te pangopur qe kur u larguan nga zyrat e ministrive vodhen edhe oren e murit te ministrise me derrase arre, ish keshilltare qe shisnin konçensione , ish deputet qe ne 2013 kane deklaruar se kete here edhe mund ta votonin PD meqenese ishin ne liste.

U habita kur pashe dhe disa vemje per te cilet z Basha eshte fajtore qe i futi ne keshille kombetare dhe i degjoj ne ndarjen e degeve dhe prishjen e strukturave duke larguar nga drejtimi i degeve kryetar punetore partie si Osman Stafa, Moisi Meminaj etj.

Dhe ajo qe me habiti ishin disa njerez qe nuk i njeh njeri per demokrat apo faktore por si motorriste e puntore.

Perpelitjet e fundit per te ndare shapin nga sheqeri.

Mos derdellisni neper media por nxirrni kandidatin ose kandidaten perballe BASHES dhe me kete rast tentoni te takoni ndonje DEMOKRAT ne kete fushate se keni qysh ne vitin 2005 qe nuk i jepni doren nje NJERIU te vetem.

Ishalla nuk ju ngaterrojne DEMOKRATET ,se nje pjes e juaja ju vuri tankun dikur atyre dhe nje pjese ju njeh per rilindas se keni tre pale zgjedhje 2013,2015,2017 qe beni fushate kunder PD dhe DEMOKRATEVE.

Share: