Home KRYESORE Shullazi: Me ndihmën e ish-ministrit Ilir Beqaj do hapja fabrikën e riciklimit...

Shullazi: Me ndihmën e ish-ministrit Ilir Beqaj do hapja fabrikën e riciklimit të mbetjeve spitalore!

Sapo ka përfunduar seanca gjyqsore mes mes Emiljano Shullazit dhe biznesmenit Ylvi Beqja, janë bërë të ditura deklaratat e të dyve përpara trupit gjykues. Para togave të zeza, dëshmitari i mbrojtur, Ylvi Beqja, ka treguar si ka nisur përplasja mes tij dhe Shullazit, e cila sipas dëshmisë ka nisur me një biznes të përbashkët mes dy palëve, me ish-hotel Vollgën.

“Gjatë seancës gjyqësore, Emiljano Shullazi ka pyetur Ylvi Beqajn nëse e pranonte se do të hapnin së bashku një fabrikë për riciklimin e mbetjeve spitalore. Pasi Beqja pranoi, Shullazi tha se biznesmeni i kishte garantuar mbështetjen nga Ministria e Shëndetësisë dhe pasi e kishte pyetur për emra, biznesmeni i kishte thënë se ishte kushëri me Ilir Beqajn dhe kishte garancinë e tij”, raportoi gazetarja e News 24, Klodjana Lala, pas përfundimit të seancës.

Gazetarja theksoi se në këtë çështje janë të përfshirë shumë ministra, ish-ministra dhe biznesmenë të njohur.

Përplasja në seancë:

“Unë kisha një konflikt me hotelin dhe kisha humbur bësimin te drejtësia sjhqiptare. Mësova se me çështen e pronësisë së ish-hotel Vollgës mund të më ndihmonte Emiljano Shullazi. Do t’i jepja 20 % të hotelit. Gjithçka shkoi mirë deri në momentin kur shkuam në noteri ku do të mbyllnim procedurat . Ai më nxori jashtë dhe më kërcënoi duke më thënë se duhet t’i jepja një shumë të madhe parash përveç përqindjes. Isha shumë i friksuar për jetën e familjes. Kur isha nën arrest si dëshmitar i mbrojtur, Ervis Martinaj mbrriti në shtëpi dhe më tha të tërhiqja dëshminë duke më ofruar 7 milion euro”, ka deklaruar Ylvi Beqaj.

Gjatë seancës Emiljano Shullazi e pyeti nëse kanë pasur një plan për një biznes të përbashkët. Ylvi Beqaj ka pohuar duke treguar se, bëhej fjalë për një biznes për riclikimin e mbetjeve spitalore ku do të ndihmohej edhe nga ish ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili ishte i afërm i tij.

Shullazi këmbënguli se Ylvi Beqaj i ka premtuar se do ta takonte sa herë të donte ish-ministrin por ai e ka mohuar një gjë të tillë./politiko.al

PS: Sigurisht qe duhet pritur nje pergjigje nga ana e ish ministrit Ilir Beqja per te qartesuar situaten ne lidhje me keto deklarata!

Share: