Home KRYESORE Te vetepermbahemi, Shqiperia dhe qytetaret e saj mbi gjithcka

Te vetepermbahemi, Shqiperia dhe qytetaret e saj mbi gjithcka

0

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Prej kohesh thuhet qe standartet e zgjedhjeve jane me te rendesishme se vete rezultatet. Standartet e zgjedhjeve jane ne duart e qeverise, institucioneve respektive dhe subjekteve politike garuese. Ndersa rezultati i zgjedhjeve eshte ne vullnetin e qytetareve.

Faza e pare elektorale ishte e mire, e qete dhe e kulturuar. Ndersa faza e dyte, respektivisht dy javet perpara zgjedhjeve po shfaq ngritje tensionesh, renie te etikes politike dhe rritje incidentesh konfrontuese.

Ky perkeqesim vjen kryesisht nga degradimi i segmenteve te institucioneve respektive shteterore per garantimin e procesit zgjedhor. Ne menyre te vecante institucionet e rendit mbajne pergjegjesine kryesore per ruajtjen e rendit dhe te sigurise publike.

Natyrisht, edhe aktoret politik garues lypet te ruajne vetepermbajtjen. Kjo i krijon qytetareve shqiptare mjedisin e nevojshem politik dhe shoqeror per reflektime lidhur me voten e tyre te preferueshme.

Ne nevojen per nje fryme vetepermbajtje rol me rendesi kane edhe mediat. Keto te fundit lypet te jene gjithashtu tejet te vetepermbajtura. Sherret televizive, debatet pa etike, sulmet individuale, akuzat e pabaze, kronikat e zeza te tejzmadhuara jane ‘benzine mbi zjarr’. Si vokacion i qytetareve mediat lypet t’i sherbejne interesave publike, te cilat kane nevoje per qetesi dhe reflektim per vendimin e madh te 25-qershorit 2017.

Apeli per vetepermbajtje u drejtohet te gjitheve. Shqiperia dhe qytetaret e saj jane mbi gjithcka!

Koha per vetepermbajtje!

Share:
Reklama juaj