Home KRYESORE Tronditet Maqedonia, qëllohet me armë ish-ministri i Shëndetësisë (VIDEO)

Tronditet Maqedonia, qëllohet me armë ish-ministri i Shëndetësisë (VIDEO)

Në Ministrinë e Shëndetësisë ka pasur të shtëna armësh në momentin kur është dashur të kryhet dorëzimi i postit nga ministri Nikolla Todorov tek ministri i ri Arben Taravari.

Sipas informacioneve, janë shtënë pesë plumba. Burimet e TV21 të Shkupit bëjnë të ditur se para pak minutash ka ndodhur një incident në ministrinë e Shëndetësisë. Sipas dëshmitarëve që gjenden brenda ndërtesës së ministrisë, thuhet se një i moshuar ka qëlluar me pistoletë

Gazetarja e TV21 në vendngjarje, njofton se i dyshuari besohet se ka shtënë në drejtim të ish-ministrit të Shëndetësisë Nikolla Todorov.

Todorov ndërkaq nuk është i lënduar. I dyshuari është arrestuar. Media

Share: