Shkrimtarja Flutura Açka e konsideron rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit si rezultat “të ushqimit të lirisë me thërrime diktature”.
Açka u kujton shqiptarëve, të cilët votuan Edi Ramën, të kthehen te arat me kanabis sepse ka filluar koha e korrje-shirjeve, ndërsa u kërkon që t’i bëjnë të fala demokracisë…
“Kur e ushqen 27 vjet lirinë me thërrime diktature… tani mos vajtoni, shkoni kthehuni te arat me kanabis, se po vjen koha e korrje-shirjeve. Dhe të fala Demokracisë”, shkruan Açka ne faqen e saj ne Facebook.