Home KRYESORE ZEF PRECI LETER NJE ZGJEDHESI: rrezikojme qe vendi te thelloje me tej...

ZEF PRECI LETER NJE ZGJEDHESI: rrezikojme qe vendi te thelloje me tej prirjet autoritariste!

Nga Zef Preci

I dashur zgjedhes!

Nese hedhim nje veshtrim mbi kuadrin rregullator te shtetit shqiptar dhe menyres se funksionimit te institucioneve te tij, nuk eshte veshtire te kuptohet duke filluar nga amendimet kushtetuese te Prillit 2008 e deri me sot eshte zbehur shume edhe ajo ndarje modeste pushtetesh qe garantonte Kushtetuta e vitit 1998, tashme nuk ekziston me. Per me teper, qe amendimet e veres se vitit te kaluar ne Kushtetuten e vendit i kane dhene Republikes sone tiparet e nje republike gjyqesore, por ndoshta me mire. Sepse qytetaret shqiptare, ne nje shumice derrmuese, kane humbur besimin ne fuqine e votes se tyre si leve e ndryshimit.

Shpresa per ndryshim duket se eshte cvendosur ne duart e nje mekanizmi qe gradualisht po pergatitet per t’u vene ne veprim. E kam fjalen per SPAK-un, perndryshe Byrone e Hetimit, nje organizem kushtetues permes te cilit mendohet se do te bjere ora e drejtesise mbi abuzuesit me pushtetin, do te ndodhe shpronesimi i tyre dhe rikthimi i besimit te qytetareve ndaj shtetit te se drejtes (se shtet ligjor ishte edhe regjimi komunist). Ne debatin publik te javeve te fundit, dmth gjate fushates se zgjedhjeve te pergjithshme te se Djeles qe vjen, pavaresisht mungeses se programeve apo afishimit te kandidateve per te cilet kerkohet vota e zgjedhesve, vend qendror ka zene problemi i perqendrimit te pushtetit ne nje dore te vetme.

Dmth mundesimi qe nje parti e vetme te marre 71 ose me shume vende ne Kuvendin e Shqiperise. Ne vleresimin tim, por edhe duke vleresuar performancen shqetesuese te institucioneve publike shqiptare gjate dekades se fundit, vecanerisht atyre kolegjiale duke filluar me qeverine, mendoj se duhet te sqarohet hapur: zoterimi i 71 votave ne Kuvendin e Shqiperise eshte pothuajse i barabarte me zoterimin e 140 vendeve qe ka gjithsej ky institucion themelor i Republikes sone.

Pra rrezikon qe vendi te thelloje me tej prirjet autoritariste te drejtuesve politike duke nxjerre jashte funksionit edhe ato pak elemente demokratike qe ekzistojne ende ne vendin tone. Nuk e teproj te them se ky opsion (zoterimi nga nje parti e vetme i 71 ose me shume vendeve ne Kuvendin e Shqiperise) e kthen Shqiperine me afer vitit 1989 se 2018… Natyrisht qe problemet e ekzaminuara nga drejtuesit e partive kryesore, vecanerisht nga zt. Rama lidhur me veshtiresite e qeverisjes ne koalicione qendrojne.

Por e keqja nuk qendron te vete koalicioni si i tille. Problemet lidhen me mungesen e programeve politiko-qeverisese (fushata me “timonin” mund te quhet hajgare ne te folmen e Shqiperise Lindore – Kosoves, por jo program politiko-qeverises), me pervojen, kapacitetet dhe integritetin e individeve qe partite “emerojne” ne Kuvend, me mungesen e transparences se veprimtarise se qeverise dhe ndikimin te rritje te grupeve te interesit dhe te oligarkise mbi te. Ndersa (keq)perdorimi i mas-medias ne kete fushate, pergjithesisht me e qete, me e mire se ato te meparshmet, ju humbi shansin drejtuesve politike te perballnin programet e tyre, duke u kthyer ne nje perpjekje te ethshme trushplarese mbi qytetarin e zakonshem (average citizen) te vendit. Personalisht nuk besoj se ky keqperdorim i mas-medias mund te ndikoje ne nxitjen e pjesmarrjes ne votime, per te mos thene se mund te jete kunderproduktiv. Dmth rrezikojme qe te perballemi me zgjedhjet me pjesmarrjen me te ulet, edhe pse fushata zgjedhore duket se po mbyllet pa incidente serioze.

Shqiptaret kane nevoje per mireqeverisje, per reforma qe e afrojne me Bashkimin Europian nepermjet funksionalizimit te shtetit dhe rritjes se besueshmerise se tij ne syre e tyre. Prandaj pjesmarrja ne zgjedhje krijon mundesi qe te zbutet pesimizmi dhe humbja e shpreses, por edhe te vendosen raporte te reja ndervepruese midis zgjedhesve dhe te zgjedhurve (qofshin keta edhe anonime, te preferuar te kryetarit te partise). Vetem presioni qytetar per llogaridhenie te te zgjedhurve dhe te te emeruarve te cdo niveli, frenon prirjen rrenuese te besimit publik qe krijon keqqeverisja, kapja e shtetit nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Merrni pjese ne votime, te dashur bashkeqytetare. Ne kete menyre do t’i jepni jete nje kontrate te re sociale, ne te cilen ju jeni njera pale, madje pala me e rendesishme qe jep mandate, qe jep besim…

Share: