Home KRYESORE Zgjedhjet, ja rezultatet me gati 2000 QV të numëruara kuti nga 5362...

Zgjedhjet, ja rezultatet me gati 2000 QV të numëruara kuti nga 5362 në total…

Shqipëria votoi në 25 qershor për zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare. Momentalisht vetëm  Puka mbylli procesin e numërimit. Pothuajse në të gjithë qarqet janë hapur disa prej kutive të votimit, ku deri tani në avantazh është Partia Socialiste.

Ajo që bie në sy nga numërimet e parë është qarku i Shkodrës, një bastion i PD ku shumica e votuesve kanë dhënë votën për Partinë Socialiste dhe ka një ngushtim të rezultatit.

Deri tani rezulton se PS merr 75 mandate, PD merr 42, LSI merr 20…

Në disa KZAZ eshte nderprere numerimi per te rifilluar ne mesdite

Shikoni foton (poshte): Deri në orë 1o:13 janë numëruar 37.09% të votave ose 1989  kuti nga 5362 në total. Rezultati sipas KQZ-se ne rang vendi . Sipas mandateve PS deri tani merr 75 mandate, PD 42,  LSI 20 mandate, PDIU 2 mandate dhe PSD 1 mandat./Ora News

Share: