Home KRYESORE Zv.kryeministrja Mandija i përgjigjet Metës

Zv.kryeministrja Mandija i përgjigjet Metës

Zv.kryeministrja dhe njëkohësisht drejtuesja e Task Forcës për monitorimin e zgjedhjeve, Ledina Mandija, deklaroi se nuk është bërë asnjë shkarkim i padrejtë i punonjësve të administratës deri më sot.

Mandija sqaroi ne nje interviste se të gjitha rastet kanë prova të pakundërshtueshme, të cilat nëse kanë patur brenda dhe konsumimin e veprës penale janë referuar edhe në prokurori.

Ilir Meta e quajti disa ditë më parë Task Forcën si një “Gestapo që po heq nga puna njerëzit” dhe Mandija jep këtë përgjigje:

Task Forca ka bërë edhe verifikime për akuzat e Lëvizjes Socialiste për Integrim lidhur me implikimin e kreut të Policisë së Shtetit me persona të cilët merren me tregtinë e kanabis-it, por për këtë nuk është gjetur asnjë provë.

Në një muaj punë, Task Forca nuk ka gjetur asnjë rast ku paratë e kanabisit të jenë përdorur për blerjen e votes per te cilat kjo qeverisje u akuzua prej te pakten tre muajsh proteste ne Cadren e Lirise.

Share: