Home KRYESORE 1 Maj 1992- Fshesa Berisha ne Administrate; 26 qershor 2017 – Egersia...

1 Maj 1992- Fshesa Berisha ne Administrate; 26 qershor 2017 – Egersia e Rames e Shpurave te Tij

Nga Genc Mlloja

Nje liste ne hyrje te Ministrise se Jashtme prej rreth 90 vetesh e kryesuar nga ish – Ministri i Jashtem Muhamet Kapllani (nuk e mbaj mend numrin tim – diku nga mesi) i ‘damkoste’ keta diplomate te ‘papershtatshem’ per te punuar ne administraten e Republikes se Re ‘Berisha 1’.
Te gjithe duhet te ‘rinovoheshin’ cfare ishin ne listen e tipit te kampeve naziste, pa asnje shans ne pune, mbijetim ne geton Tirane e mbare vendin, te cilet digjeshin e shkaterroheshin.
Ikem nga MPJ (se ne fakt nga funksionet na kishin zhveshur me kohe) si me mijra kuadro te tjere, edhe pse ‘komandantit’ i kishin thene aleatet amerikane e miq te Diaspores – specialistet te mos levizen.

Por mbeten disa ‘specialiste’ si psh drejtori i kuadrit qe ne kohen e rregjimit te meparshem, Maxhun Peka, madje ish sekretar i organizates se partise se punes ne MPJ, por duket keto ishin ‘besniket’ e padukshem te PD opozitare, qe u pretendua se e krijoi Berisha, megjithe perpjekjet e shume komunisteve te tjere, perfshi edhe pinjollin e bllokut Edi Rama apo te ndjerin Gramoz Pashko, per te marre drejtimin e saj – ‘Dy Gishtat’.

E koincidence- sot (e nuk eshte karagjoz kryeministri) Edi Rama me dy gishta po na paraqitet; ndoshta si karagjoz neser mund te dal me tre apo me grusht!

“Nuk mund te punosh ne asnje institucion te kesaj administrate”, me tha M. Peka qe me ‘lavderoi’ per punen e mire diplomatike ne OKB ne Nju Jork.

Kishim edhe rivendosur marredheniet diplomatike midis Shqiperise dhe SHBA me 15 mars 1991.

I thashe thjeshte me duhet te mbaje familjen; mesues anglishte dua te punoj se jam diplomuar ne ate fushe e cfardo gje tjeter ne kete fushe.

“Mos u lodh kot”, ishte percjellja qe me beri me shume diplomaci prej tropojani ky kuader besnik i PPSH- se i transformuar ne demokrat berishian, madje shume fanatik.

Ne fakt sic po e tregojne vitet, ne mbijetuam ne saje te profesionit tone ne mesimedhenie te anglishtes e mos- dorezimit.

Shume e lane vendin si Z. Kapllani per tu rikthyer kur socialistet erdhen ne pushtet.
Por prap ia mbathi kur soji berishian u rikthye. Tipa si Z. Kapllani jane te rralle, por kameleone politikane ne numer Shqiperia duhet te jete ne krye te listes.

Une fatmiresisht mbijetova me nje dedikim mesues, gazetar, diplomat por i asnje pushteti qofte te djathte apo edhe te majte.

Albanian Daily News – krijese e fisnikut Marsel Skendo, me vizionin e tij, na futi ne diplomacine gazetareske! Teme tjeter kjo interesante se ja ku jemi.

Ju ktheva ne vemendje tuajen miq te FB ato kohra revanshiste, qe kane vijuar me cdo ndryshim pushteti ne kete vend te mallkuar nga ogurzeza politike – socialiste, demokrate, lsi-iste, came, balliste, legaliste, lere fare kur nuk ke matrikullin ‘parti’, se pas cdo zgjedhjesh fshesa e hekurt fillon te marre para ata/ato qe nuk jane soji i vet…

26 qershor 2017, mendoni sa larg jemi nga spastrimi ‘Berisha 1’… e nga, aq me shume, nga situata politike e shoqerore dhe ekonomike e asaj kohe te elektrizuar.

E kush do ta deshironte qe eksentriku, sic po konsiderohej me lezet, Edi Rama, kreu i qeverise, i cili rropatej me thirrjet se po bente shtet, tash ne mandatin e dyte po kerkon te shkallmoje ne germadhe cfare ekziston, e ndertuar prej tij. Ai mund, sikurse po ben, te gjej 1000 fajtore. Kryesorja LSI. Po me ate erdhi e mbajti pushtetin, e madje kaperceu disa pune te pista. Fajin e ka Meta, pretendojne ai e dishepujt e tij!

Po ku ishte kreu i shtetit kur mafia rreth tij- aleanca e qelbesirave, e qelbezoi tejskajshem kete vend.

Pse tani qe ish Ministri i Brendeshem, vrastari me i eger i demokracise ne Shkoder e Shqiperi, anti- amerikani me i paskrupullt, Gramoz Ruci, i damkosur ne fund te viteve 80 e fillimin e viteve 90, me nje shpure te coroditur mafiozesh te ‘rilindur’ nga blloku famekeq, te terrorizojne perseri si ‘Berisha i pare’ kete vend, kete popull, punonjes te ndershem, familjare te paperzier ne Plehrat e cfare 22 perqind e ‘hallall e pacin’ te shqipetareve i mbajten ne pushtet.

Fshesa ‘Rama’, ne fakt, ka matrikullin ‘Berisha 2’, bekimin e tij nepermjet nje Pinoku te krijuar jo nga druri, sic e tregon fort bukur prralla, por te nje figure okulte ne politiken shqiptare i quajtur Lulzim Basha.

I anatemuar nga cdo socialist, edhe per vrasjet e 4 deshmoreve te tyre per te rrezuar Salen e ‘mallkuar’ me 21 janar 2013 me zjarr, benjamini i ‘te super urryerit te socialisteve’, Basha, kater here minister i akuzuar per super afera mafioze, ‘bie ne dashuri me pamje te pare’ me Ramen – nuhates te kermes!

17 maj 2017, ne mengjesin e dites se neserme enderra ‘Republika e Re’ ra. U hoqen mbeturinat e Republikes se rreme e mbarsur nga nje shqiptar qe shitej si hollandez… O zot po sa si ai, femijet e shoket e mij kemi dokumente te vendeve te ndryshme.

Mirepo ne ate nate maji te 17 duke u gdhire 18 Rama, sipas Bashes, nuk do te terhiqej zvarre ne rruget e Tiranes. Ishte normalisht kryeministri i Shqiperise!

Iken te poshteruar e te zhgenjyer ne mijra ata qe i besuan udheheqesit laraman qe cirresh si laraske- as zerin nuk ia kane besuar. Te gjithe thone aman te mos mbaje fjalim me – fiasko si ne ze e mendim e oratori.

Por cfare eshte fatekeqesia me e madhe eshte se ky mashtrues braktisi elektoratin pak jave para zgjedhjeve.

Rezultati- 200.000 demokrate e quajten jazek. Turp me te madh nuk ka ngjare ne skenen politike shqiptare. Atij e shpures se tij nuk ju bejne pershtypje se skenari ishte I pergatitur.

Sot anti-shqiptarizmi ndaj popullit i filluar nga Berisha 1 me veprimet okulte kunder administrates se ndershme e punetore ka nje gjurme te pashlyer te zeze, dhe duket me benjiamin e tij L. Basha i ka lene Rames vulen anti- demokratike nen vellon e tejdukshme te nje fshese te tipit te kohrave te errta te 1992. E moto: ‘Do te bejme shtet!. Me ke, me Gramoz Rucin & Co.

Kete vend e popull i kane ndjekur shume fatekeqesi e vuatje ne mes te Europes demokratike qe nga 1945 e ne vijim.

A ka ndonje mallkim qe nuk i fal ky popull dhe ne kete rast qe iu shfaqet nen formatin shekspirian : Rama- Basha/ Berisha?

Sa per tu dhimbesur eshte bere kjo tufe delesh shqiptare e shperndare ne Shqiperi, Ballkan, Europe, SHBA e jane te kuqe, blu, gri, pa ngjyre e te gjithe enden rrugeve te vendit te tyre dhe te botes, e me keq do te shikojne sikurse ua parashikojne skemat okulte te super mafiozeve qe pa dhimbje i fshikullojne!

Share: