Home KRYESORE 19 vjeçarja që helmoi vjehrrën: Më ngacmoi seksualisht vjehrri im!

19 vjeçarja që helmoi vjehrrën: Më ngacmoi seksualisht vjehrri im!

0

Elda Tanushi, 19 vjeçarja që helmoi vjehrrën akuzon vjehrrin për ngacmime seksuale. Sipas asaj që deklaroi në polici kjo ishte edhe arsyeja e vendimit të saj për ta helmuar vjehrrën.

“Që kur burri im Donaldi iku emigrant në Greqi, vjehrri nisi të më ngacmonte seksualisht. Vjehrra nuk merrte vesh asgjë. Isha në ankth gjatë gjithë kohës, ndaj bëra atë që bëra”, – është shprehur 19-vjeçarja nga fshati Zall Reç i Dibrës.

Nga ana tjetër, 47-vjeçari Eduart Stafa ka thënë për mediat se nusja e djalit të tij kishte lidhje jashtëmartesore me një burrë të moshuar nga fshati i saj i lindjes. Jo vetëm kaq, por Stafa tha se në telefonin e tij, që ia ka sekuestruar policia pas ngjarjes, ka gjetur SMS-të e dashurisë të Elda Tanushit.

“Ata kanë pasur një histori dashurie të hershme. Nusja nuk e donte djalin tim, pasi donte një burrë me dy fëmijë që i kishte vdekur gruaja. Babai i saj ka qenë në dijeni të kësaj lidhjeje, ndaj e martoi vajzën me zor me djalin tim. Nusja nuk na ka dashur as ne. Ajo pranoi vetë gjatë marrjes në pyetje në polici, se e helmoi gruan time dhe se do të më helmonte dhe mua e veten e saj. Unë i kam lënë Zotin asaj, se nuk kam çfarë t’i them, për këto që i bëri familjes sime”, – deklaroi Eduart Stafa.

Gjatë ditës së djeshme, dy vëllezërit Stafa janë sorollatur në policinë e Durrësit, ku kanë kërkuar t’u kthehet telefoni.

“Dua të më kthejnë telefonin, pasi aty kam numrin e Donaldit, i cili ndodhet në Greqi. Dua të flas me tim bir dhe ta vë në dijeni se çfarë ka ndodhur në shtëpi. Djali duhet ta dijë se nusja e tij tentoi t’i vriste nënën duke i hedhur helm në ushqim. Është e tmerrshme kjo që ka ndodhur dhe ne ende nuk kemi kontaktuar me të”, – tha Eduart Stafa. Gjithashtu, 47-vjeçari pohoi se është shumë i shqetësuar për jetën e të birit. “Kam frikë se mos ma vret krushku, mos e vret i kunati. Ai nuk di asgjë. Nuk kam si e lajmëroj, pasi nuk po më japin telefonin. Në polici kërkova që të lajmërohet djali, se është pa dokumente në Greqi, të kthehet në shtëpi pranë familjes së tij. Nusja e tij na shkatërroi familjen, na ka futur të gjallë në dhe. Kemi qenë gjithë jetën njerëz të ndershëm. Kemi punuar me djersë që kemi rritur fëmijët. Nuk ka turp më të madh se kjo që na ndodhi”, – u shpreh Eduart Stafa.

Ashtu si e bija, edhe babai i 19-vjeçares Elda Tanushi akuzon vjehrrin e saj për përdhunim, duke deklaruar se tashmë ai i ka borxh për atë që ka ndodhur.

Sipas Baftjar Tanushit, e bija ka pasur një arsye të fortë që e ka bërë atë veprim dhe kjo arsye, sipas tij, është abuzimi seksual që ka pasur në shtëpinë e burrit.

“Vajza ka dhënë një dëshmi tronditëse. Ajo ka deklaruar se është përdhunuar nga vjehrri, Eduart Stafa, 48 vjeç. Tani Eduart Stafa më ka një borxh të madh pas asaj që i ka bërë vajzës sime”, shprehet babai i Elda Tanushit.

Ndërsa tregon se në momentin që e bija do të lirohet, do ta marrë me vete në shtëpinë e tij e nuk do të lejojë më që kjo martesë të vazhdojë./lapsi.al

Share:
Reklama juaj