Home KRYESORE Video,Foto/Ben Blushi denoncon vjedhjen e votave ne Tirane

Video,Foto/Ben Blushi denoncon vjedhjen e votave ne Tirane

Ben Blushi publikoi foto dhe një video që tregojnë sipas tij si janë vjedhur votat e LIBRA-s në zgjedhjet e 25 qershorit. Në Facebook, kreu i LIBRA-s shkruan se nga numërimi i votave në pamjet filmike të marra nga KQZ zyrtarisht, rezulton se vetëm në dy kuti në njësinë 8 në Tiranë, kjo parti kishte marrë 9 vota tek secila.

Sipas Blushit, në fund të numërimit ishin bërë zero dhe këtu ish-deputeti socialist ngre pyetjen sa vota mund t’i jenë vjedhur LIBRA-s në gjithë Shqipërinë, nëse 18 vota janë vjedhur vetëm në dy kuti në Tiranë.

Më tej Blushi, është shprehur se do të padisë komisionerët që kanë vjedhur votat në kuadër të marrëveshjes Rilindje-Republika e Re, ose Edi Rama – Lulzim Basha.

 

 

Share: