Home KRYESORE 8-vjeçarja shqiptare i shkruan letër Vuçiç, ja cfare kërkese ka…

8-vjeçarja shqiptare i shkruan letër Vuçiç, ja cfare kërkese ka…

Drama e eksodit kosovar duke se ndjehet edhe sot në brezat e rinj të shqiptarëve të Kosovës. Një vajzë jo më shumë se 8-vjeçe i ka shkruar një letër presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, me tekst shumë unik.

Alisa Qirezi, i kërkon Vuçiç që të pranojë krimet e luftës mbi Kosovë dhe se fshehja e fajit sipas vogëlushes është një faj më vete. Letra është publikuar në rrjetet sociale nga ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitakut. Vlora Çitaku e shoqëron foton e letrës me fjalët: Alisa Qirezi është 8 vjeçe. Ajo ka lindur një vit pasi Kosova shpalli pavarësinë.

Ajo ka lindur të jetë e barabartë, dhe qytetare krenare e republikës së saj. Ajo është e guximshme, e zgjuar, dhe ajo nuk ndjehet e ulët për askënd”, ka shkruar ambasadorja Çitaku. Dy javë më parë ajo i shkroi një letër presidentit të Serbisë, pasi dëgjoi një deklaratë nga ai në tv.

‘Për të mbuluar krimet është një krim më i madh se vetë krimi’”, ka shkruar ambasadorja e Kosovës në ShBA. Kjo është letra e plotë e Alisa-s 8-vjeçare që i dërgoi Vuçiç: Përshëndetje zotëri Vuçiç, Me këtë letër dua të them se kam dëgjuar se jeni president i Serbisë.

Si president ju frikësoheni të pranoni se Kosova nuk ka bërë krim në Serbi por Serbia ka bërë krim në Kosovë, dhe sipas Naim Frashërit kjo quhet fshehje e fajit. Një president nuk duhet të fsheh fajin sepse kur fsheh një faj bën faj më të madh. Për të marrë përgjigjen më të saktë duhet pyetur vetë qytetarët e Kosovës.

Share: