Home KRYESORE A qëndron Erdogani pas tentativës së grushtit të shtetit?! Nëse po, ajo...

A qëndron Erdogani pas tentativës së grushtit të shtetit?! Nëse po, ajo që ka ndodhur në Turqi ishtë vërtetë farsë.

Nga Yavuz Baydar

Ekzaktësisht një vit më parë, menjëherë pas tentativës së grushtit të shtetit, qeveria turke shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, një masë e marrë në kuadër të një rebelimi të kufizuar – ku 1,5 për qind e forcave të armatosura turke morën pjesë në tentativën e grushtit të shtetit – e cila i hapi rrugën spastrimeve masive dhe arrestimeve që vazhdojnë ende dhe sot e kësaj dite.

Ndonëse kanë kaluar më shumë se 365 ditë, ajo që ndodhi në natën e 15 korrikut 2016 në Turqi, mbetet ende mister. Erdogan reagoi shumë shpejt dhe aktivizoi menjëherë mekanizmat e një propagande intensive, e cila përfshinte dhe ekspertë të grupimeve laike në media, ku të gjithë drejtuan gishtin tek një person, Fet’hullah Gylen, një klerik me një numër shumë të madh ndjekësish brenda dhe jashtë Turqisë, i cili prej vitit 1999 jeton në ekzil në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilën e bënin plotësisht përgjegjës për orkestrimin tentativës së grushtit të shtetit. Por shumë pak, nëse vërtetë ka, në botën e jashtme, ishin të bindur për pretendimet e autoriteteve turke, të cilat edhe sot janë të pabaza.

Në Turqi, partia kryesore opozitare, CHP dhe partia pro-kurde, HDP, insistojnë që ngjarjet e 15 korrikit të vitit të kaluar, ishin “një grusht shteti i kontrolluar”, në funksion të planeve personale të Erdoganit për të çimentuar një sundim autokratik.

Janë një sërë pyetjesh që ende nuk kanë përgjigje. Deri më sot, komponentët kryesorë të koreografisë së grushtit të shtetit janë të mbështjellura me mister.

Anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, që përfaqësojnë struktura me një numër shumë të mëdh të forcave të armatosura turke u arrestuan. Por, a ishte arrestimi i tyre pjesë e orkestrimit të tentativës së grushtit të shtetit apo ishte një manovër për t’i penguar që të bashkoheshin me radhët e kryengritësve? Pse organizatorët e tentativës së grushtit të shtetit nuk arritën të merrnin në kontroll mediat me audiencën më të madhe? Dhe pse organizatorët e tentativës së grushtit të shtetit nuk i bllokuan mediat?! Ata i kishin të gjitha mundësitë për të bllokuar aksesin me mediave sociale, por nuk e bënë një gjë të tillë. Ironikisht Erdogani iu drejtua kombit duke përdorur pikërisht FaceTime, një platformë të mediave sociale, të cilën ishte zotuar se do ta bllokonte.

Në këtë pjesë të hulumtuar mjaft mirë, David L Phillips, drejtor në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Universitetin e Kolumbisë dhe autor i librit “Një aleat i pasigurt: Turqia nën diktaturën e Erdoganit”, paraqet disa pika të jashtëzakonshme dhe argumenton se e vërteta do të dalë në dritë, ditën që Erdogani lë pushtetin.

Share: