Home KRYESORE Basha: Ja pse Rama shkarkoi drejtorët e Hipotekave

Basha: Ja pse Rama shkarkoi drejtorët e Hipotekave

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas ultimatumit 24 orësh që kryeministri Edi Rama u vuri krerëve të Hipotekave në të gjithë vendin që të largohen brenda 24 orësh.

Basha tha se Rama e dinte se cilët janë drejtorët e Hipotekave, por i ka mbajtur në detyrë për t’i shrëbyer atij.

“Edi Rama e ka ditur mire dhe cdo dite se kush jane kreret e hipotekave, sa hajdute e sa abuzues jane. Por per te kane qene ne rregul​l sepse i kane sherbyer pushtetit te tij personal dhe miqve te tij.

Ai vete i ka caktuar, i ka mbrojtur, dhe i ka shperblyer kur i kane kryer pazaret e tij si duhet: sic beri me Cyrben e hipotekes se Durresit, i cili pasi i sherbeu Shullazit ne zyre, i sherbeu deri ne fund edhe ne gjyq.

Kete shef hipoteke Edi Rama, sot e ka bere deputet. Cyrbja eshte modeli i tij per hipotekat, te tjerat jane dokrra pleniumesh qe nuk i ha askush.”- shkruan Basha.

Share: