Home KRYESORE Blindohet Rinasi per ekipin izraelit

Blindohet Rinasi per ekipin izraelit

Forca të shumta të policisë janë angazhuar sot për sigurinë e ekipit të Maccabi Tel Aviv. Izraelitët kanë mbërritur në Tiranë për të luajtur me Tiranën, në eliminatorët e Europa League.

Burime të policisë thanë për Lapsi.al se një numër i konsiderueshëm i forcave të rendit do të jenë gjatë gjithë kohës në gatishmëri për të ruajtur skuadrën mike.

Kjo është hera e dytë që policia shqiptare impenjohet me masa të tilla ndaj një ekipi izralit. Vitin e kaluar, për shkak të një informacioni të shërbimeve inteligjente se një grup radikal po përgatiste një atentat ndaj kombëtares së Izraelit, ndeshja u spostua nga Shkodra në Elbasan dhe u shoqërua me masa të jashtëzakonshme sigurie/lapsi.al

Share: