Home I pakategorizuar DASH përmend Shqipërinë edhe ne raportin për ISIS

DASH përmend Shqipërinë edhe ne raportin për ISIS

Donacionet e Shqipërisë në armë e municione dhe parandalimi i sulmit terrorist për ndeshjen Shqipëri-Izrael theksohen si suksese në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2016 në luftën kundër terrorizmit.

Përpos këtyre dhe stërvitjeve të njësive anti-terror dhe krijimit të një database kombëtar me të dhënat e gishtërinjve në pikat kufitare, në raportin e DASH vihet theksi mbi korrupsionin dhe sistemin e dobët gjyqësor. Sipas DASH, përpjekjet e organeve ligjzbatuese në Shqipëri pengohen nga këto dy faktorë në të gjitha nivelet.

“Korrupsioni i kombinuar me një sistem të dobët gjyqësor vazhdojnë të pengojnë përpjekjet e organeve ligjzbatuese në Shqipëri në të gjitha nivelet.” – shkruhet në raportin e DASH. /LAPSI.AL/

ÇFARË THUHET NË RAPORT?

Shqipëria ka qënë një mbështetëse e fuqishme në përpjekjet kundër terrorizimit në 2016 dhe vazhdoi pjesëmarrjen e saj në Koalicionin Global kundër ISIS, duke bërë donacione të rëndësishme me armë dhe municione.

Më 4 dhe 5 Nëntor një operacion i kordinuar rajonal kundër terrorizmit çoi në arrestimin e katër individëve në Shqipëri. Operacioni parandaloi një sulm të mundshëm në ndeshjen Shqipëri-Izrael që do zhvillohej në Shkodër më 12 korrik.

4 individët u akuzuan për mbështetje financiare dhe logjistike të ISIS, duke rekrutuar persona në emër të ISIS dhe duke promovuar gjuhën e urrejtes

Forcat ligjzbatuese në Shqipëri kanë rritur përpjekjet kundër kërcënimeve të mundshme terroriste

Njësia anti-terrorizëm e Policisë së Shtetit shqiptar ka punuar me Departamentin amerikan të drejtësisë për të identifikuar kërkesat për pajisje dhe trajnim. Si rezultat, Njësia anti-terrorizëm ka zhvilluar planet dhe programet e veta për përmirësimin e pajisjeve, trajnimit dhe zhvillimit dhe po rinovon një strukturë të re për njësinë.

Në bashkëpunim me BE-në dhe me financim të Departamentit amerikan të Shtetit, ICITAP siguroi pajisjet dhe trajnim për qeverinë shqiptare për të ndërtuar kapacitetet për të mbledhur të dhënat për shenjat e gishtërinjve në të gjitha pikat kufitare. Informacioni mund të kontrollohet në një database kombëtare për personat që janë në kërkim.

Korrupsioni i kombinuar me një sistem të dobët gjyqësor vazhdojnë të pengojnë përpjekjet e organeve ligjzbatuese në Shqipëri në të gjitha nivelet./lapsi.al

Share: