Home KRYESORE Demokratët zgjedhin kryetarin e ri të PD-së, nis votimi

Demokratët zgjedhin kryetarin e ri të PD-së, nis votimi

Ka nisur votimi për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike midis dy kandidatëve Lulzim Basha dhe Eduart Selami.

Votimi do të zhvillohet në 68 qendra në të gjitha degët e PD nga ora 08:00 deri në orën 19:00.

Plot 104 mijë anëtarë të PD-së do të marrin pjesë, si edhe do të shprehin verdiktin e tyre se kush duhet ta drejtojë Partinë Demokratike në 4 vitet në vijim.

Gazetari Everest Dedaj raporton se në selinë qendrore të PD-së në Tiranë, votimi ka nisur 20 minuta me vonesë për shkak të një problemi me një vulë.

Ndërkohë në Shkodër ku do të votojnë 5 mijë anëtarë procesi ka nisur normalisht.

Kur voton Selami dhe Basha? 

Për të monitoruar zgjedhjet janë ngritur 73 komisione në të gjithë vendin.

Zgjedhja e kryetarit do të bëhet në bazë të parimit një anëtar një votë dhe mbahen pas një fushate intensive që kanë kryer kandidatët Lulzim Basha dhe Eduard Selami, në çdo degë të PD në gjithë vendin.

 Ish-deputeti Eduart Selami do të votojë në orën 10:00 në selinë qendrore. Lulzim Basha pritet të votojë rreth orës 10:30, por zyrtarisht nuk ka ende një orar të konfirmuar.

Komisioni Elektoral ka njoftuar se procesi i votimit ka nisur në mënyrë të rregullt./ora news

Për më shumë lexoni në: Ja 68 qendrat ku do të votohet

Share: