Home KRYESORE Ekrani i TV, largimet dhe rikthimet e moderatorëve në Shtator

Ekrani i TV, largimet dhe rikthimet e moderatorëve në Shtator

Thuajse në çdo fund sezoni televizionet shqiptare bëjnë ndryshime, ndërsa shtatori nis me risi, jo vetëm sa i takon programacionit, por edhe me moderatorët. Natyrisht edhe këtë herë lëvizjet do të jenë të shumta, madje disa prej tyre edhe krejtësisht të papritura, apo surprizë.

Largimi i Marina Vjollcës nga Top Channel po përflitet prej kohësh dhe në fakt mediat kanë sugjeruar shpesh emra për zëvendësuesen e saj në “Procesi Sportiv”. Por ja tani ku shohim se Marina do të largohet vërtetë. Në shtator bukuroshen e Top Channel do ta shohim në TV Klan. Largimin nga Top Channel e njoftoi vetë Marina, kur tha se ka dhënë dorëheqjen, ndërsa ende nuk dihet se çfarë do të drejtojë ajo në TV Klan.

Edhe motra e Marinës, Luana Vjollca, thuhet se aktualisht ka mbetur e papunë. Emisioni i saj “Pa limit” është mbyllur ndërsa aktorët do të transferohen në programin e humorit “Portokalli”. Ende nuk dihet se cila do të jetë dritarja ku do ta shohim bukuroshen, megjithatë aktualisht ajo është e impenjuar në muzikë.

Mbyllja e “Agon Channel”, ku Sonila Meço kishte rol drejtues ishte e papritur për të gjithë, por veçanërisht për gazetaren dhe moderatorin, e cila mbeti pa punë dhe pa një ekran ku mund të shfaqej. Pas një pauze të gjatë Sonila Meço do të rikthehet, por këtë herë në rolin e spikeres së lajmeve. Meço do të zëvendësojë Anjola Hamzajn më “Ora News”, në edicionin kryesor të lajmeve, të orës 20:00.

E fundit surprizë nuk është ndonjë moderatore, por një emision i tërë. Edhe pse të gjithë ishim mësuar ta shihnim “Masterchef” në Top Channel, sezoni i ri i tij do të transmetohet në TVSH. Në fakt, ish-producenti i tij dhe i një sërë spektaklesh të tjera në Top Channel është transferuar prej kohësh në TVSH dhe thuhet se do të drejtojë në paskuinta këtë emision.

Share: