Home KRYESORE Federica Mogherini: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

Federica Mogherini: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, ka vlerësuar si shumë të suksesshëm Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Trieste të Italisë. Ky takim në të cilin morën pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Kosovës në largim, Isa Mustafa dhe ai i ka pasur për fokus diktimin në tre çështje me rëndësi rajonale, siç janë: integrimi rajonal ekonomik dhe tregtar, kontaktet direkte mes njerëzve si dhe lidhja në mes shteteve. E pranishme aty ishte edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

“Një samit shumë i rëndësishëm që Italia e ka përgatitur dhe e ka mbajtur në mënyrë shumë të mrekullueshme, në të dy anët”, tha Mogherini.

Ajo ka përmendur edhe një herë përkushtimin e shteteve ballkanike në rrugën e tyre drejt BE-së.

“Që të gjashtë partnerët në Ballkanin Perëndimor qartazi duan të jenë më të integruar në Bashkimin Evropian. Populli dhe rajoni qartazi mbështet perspektivën e BE-së të vendeve të tyre, dhe nga ana jonë, e BE-së, kemi vendosur që ta mbajmë dorën e hapur dhe të garantojmë që ka të ardhme në Bashkimin tonë për secilin për ta. Posa të kalohen reformat e duhura do të jemi konsistent nga ana jonë”, ka thënë Mogherini.

Mogherini ka treguar edhe arsyet pse e sheh si të suksesshëm samitin.

“Por arritja e dytë më e madhe në këtë samit janë projektet praktike, shumë projekte të financuara, falë themelimit kryesisht të BE-së, të Bashkimit Evropian, dhe një traktat shumë i rëndësishëm i transportit që posa u nënshkrua e që do të hapë lidhje të reja, rrugë të reja, për qytetarët e rajonit dhe po ashtu për lidhjet me BE-në”, tha ajo./360grade.al

Share: