Home KRYESORE Foto/ Shokohen mjekët, vajza e vogël ne vend të lotëve nxjerr gjak...

Foto/ Shokohen mjekët, vajza e vogël ne vend të lotëve nxjerr gjak nga sytë

Ahana Afzal nga India, ka befasuar mjekët me gjendjen misterioze në të cilën ndodhet sa herë që qanë.

Vajza 3-vjeçare, i rrjedh sasi e madhe gjaku nga sytë, por nganjëherë edhe prej hundës dhe veshëve, megjithëse nuk ka asnjë plagë apo të gërvishtur.Prindërit e saj kanë shpenzuar shumë para, por ende nuk i është gjetur diagnoza lidhur me gjakosjen, që e lë pastaj me dhimbje të mëdha koke.

“Sa herë që qanë, nevojitet ta dërgojmë në spital dhe t’i japim gjak dhe infuzion. Është shqetësuese dhe e dhimbshme”, ka thënë babai saj lidhur me rastin.

Share: