Home KRYESORE Genc Ruli: Mediat e Ramës po mbrojnë Bashën. Selami kandidat i blerë

Genc Ruli: Mediat e Ramës po mbrojnë Bashën. Selami kandidat i blerë

Genc Ruli ka qenë perseri i ashpër me Lulzim Bashën dhe ka hedhur dyshime se ai po ndihmohet nga Rama në garën brenda PD.

Sipas Rulit, mediat që janë pranë qeverisë kanë nisur të sulmojnë kundërshtarët e Bashës. Ai tha gjithashtu se Selami nuk është kandidat i vërtetë i garës.

“Zgjedhja e Bashës kryetar PD-je sërish i shkon për shtat Ramës. Ai sot është i interesuar për këtë, pasi Basha në krye të PD-së i zgjat mandatin Ramës. Basha është një lider që tani nuk e kundërshton dot Ramën. Me të ka një marrëveshje”. – tha Ruli.

I ftuar në ABC News, Ruli tha se Basha e dogji për pak orë dinamikën e krijuar nga cadra. “Ajo protestë i bëri mirë PD-së” tha ai. Por sipas Rulit forca dh energjia që dha cadra krijuan një energji dhe forcë të rreme te Basha që i dha një vetëbesim të pajustifikueshm, “Takimi me Ramën në vend që të shërbente për të thënë: “ne mund të vijmë në pushtet” shërbeu për të thënë ne mund të marrim pak pushtet”.

Share: