Home KRYESORE Golem/ Sherr me thika…

Golem/ Sherr me thika…

Rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, dy të rinj janë konfliktuar në zonën e Golemit, dhe për pasojë një prej tyre mbeti i plagosur me thikë.

Sipas burimeve policore, dy të rinjtë A.M. dhe A.B. kanë qenë në gjendje të dehur kur janë zënë, jashtë një lokali.

Dy personat e përfshirë në konflikt ishin nga Tirana dhe Kavaja. Pas sherrit verbal, konflikti ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës.

Kështu, 35-vjeçari A. B., është qëlluar me thikë dhe ka mbetur i plagosur. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./lapsi.al

Share: