Home KRYESORE I nxehti afrikan “djeg” Shqipërinë, meteorologët japin lajmin e mirë

I nxehti afrikan “djeg” Shqipërinë, meteorologët japin lajmin e mirë

Ditët e fundit, Shqipëria është karakterizuar me një rritje të temperaturave në të gjithë vendin.

Sipas meteorologëve, vendi ynë është prekur sërish nga masa ajrore të nxehta, që vijnë nga Afrika, ç’ka ka bërë që temperaturat të pësojnë një rritje të ndjeshme.

Sot pritet të ketë një tjetër rritje, ku temperaturat do të shënojnë deri në 40 gradë celcius, në zonat e ulëta dhe jug të vendit dhe kështu do të vijojë deri ditën e mërkurë.

Nisur nga këto temperatura, mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve, sidomos të moshuarit, ata me sëmundje kronike, por edhe fëmijët e vegjël të bëjnë kujdes, të evitojnë daljet pas orës 11 paradite dhe të konsumojnë sa më shumë ujë.

Ditën e enjte, theksojnë meteorologët, do të nisë të freskojë disi, pasi temperaturat do të fillojnë të bien në mënyrë graduale.

Fundjava që vjen, sipas meteorologëve, parashikohet të shoqërohet me reshje shiu dhe temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme./360grade.al/

Share: