Home KRYESORE “Ju perçmoj, ju neveris ju thashemxhij te rendomte”! Nga Moza Demiri

“Ju perçmoj, ju neveris ju thashemxhij te rendomte”! Nga Moza Demiri

E turpshme çka lexoj, mbush fb me dasmen e nje vajze shqiptare me te “ziun” nga Jamaica siç e quajne keto thashethemexhijet klasike te fb-ut.

Si merrni guximin te diskutoni dy njerez qe as nuk i njihni, me lloj lloj epitetesh fyese…si ju ze gjumi naten, qe ne diten e dasmes ti pergojoni pa j’u bere asgje, por te lumtur kercenin diten speciale te tyre…Jam e skandalizuar per kete lloj rracizmi te paskrupullt !!
Cilet jeni ju qe merrni neper goje jeten e tjetrit se me ke do martohet apo dashurohet…?!

A nuk zute mend nga diskriminimi qe j’u be shqiptarit kur doli per here te pare jashte kufirit, ku shume te huaj dezinfektonin vendin ku ata shkelnin ?!

E pabesushme, e pa imagjinushme te arrihet deri ne kete pike, te hyni ne jeten e dikujt qe nuk j’a’u keni falur ju.

Merruni me hallet e juaja more milet se nuk dini ku keni koken, shihni konakun tuaj qe po ju digjet e mos qani hallin e dynjase se ngelet primitiv, prandaj dhe “perendia” nuk po shtrine doren te na regulloi.

Si ka mundesi qe beheni trima me njerez qe nuk ju kane bere asgje dhe me ata qe ju kane poshtruar e injoruar ju shtrini kurrizin duke ja u bere ure kalimi dhe ketu as nuk guxoni te beni nje verejtje per PADRONET E POLITIKES QE JU KANE BERE LECKE. Ju jeni URITHA.

Mos peshtyni siper se te gjithe keni femije dhe nje dite do ju bjeri ne surrat. lerini njerezine te jetoj sipas deshires se jeta eshte e tyre dhe jo e juaja…Ju qe merrni neper goje ngjyren e ketij djali , jeni kaq large tij sa nuk e mendoni…

Nese ai ka ngjyren qe i ka dhuruar natyra por shpirtin e bardhe, ti qe e paragjykone ke te kunderten…Fytyren e bardhe por shpirtin qymur e katran te zi. Me vjen neveri nga nje milet i ketij lloji.

Share: