Home KRYESORE Komisioni Qendror Elektoral në PD, zbardhen vendimet/Ja si do të votohet për...

Komisioni Qendror Elektoral në PD, zbardhen vendimet/Ja si do të votohet për kreun e PD

Partia Demokratike ka hyrë zyrtarisht në proçes zgjedhor për kryetarin e ri, zgjedhje që do të mbahen në datën 22 korrik. Në një konferencë për mediat, kreu i Komisionit Qendror Elektoral, Jemin Gjana ka bërë publike edhe vendimet që janë marrë në mbledhjen e sotme. Gjana ka sqaruar gjithë proçesin dhe mënyrën se ku do të votohet nga anëtarësia e PD-së për zgjedhjen e Kryetarit të ri. Në garën për kreun e PD-së janë Eduart Selami dhe Lulzim Basha.

Më poshtë vendimet e marra sot:

Kryesitë e degëve në rrethe janë përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve për kryetar të PD.

Çdo degë do ketë një qendër votimi. Ambientet miratohen nga komisioni në qendër, jo më vonë se 15 korriku.

Në selinë e PD-së, do të ngrihet një nga qendrat e votimit të degës së Tiranës.

Në këtë qendër votimit mund të votojnë edhe deputetët e vjetër dhe të rinj, anëtarë të kryesisë dhe drejtues të PD.

Në çdo qendrës do ngrihet një komision, ky kryetari i komisionit do të jetë njëri nga nënkryetarët e PD-së.

Degët e PD janë përgjegjëse për organizimin e takimeve me kandidatët për kryetar.

Fleta e votimit miratohet 10 ditë para votimeve e do miratohet nga komisioni qendror elektoral i PD.

Lista e votuesve do të miratohet nga komisioni jo më vonë se 5 ditë para zgjedhjeve. Lista do të ketë anëtarët e PD-së që janë regjistruar deri në datën 28 qershor 2017, ditë kur janë shpallur dhe zgjedhjet në PD.

Qendrat e votimit do të hapen në orën 08:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 19:00 të mbrëmjes. Nëse do të ketë votues ende, atëherë qendrat do të rrinë hapur deri sa të mos ketë njerëz për të votuar. /360grade.al/

Share: