Home KRYESORE Kryemadhi komenton kërkesën për kontrollin psiqik të Edi Ramës:

Kryemadhi komenton kërkesën për kontrollin psiqik të Edi Ramës:

Gjatë një interviste për Abc News, Monika Kryemadhi është pyetur për kërkesën që bëri LSI gjatë fushatës, për një kontroll të shëndetit mendor të Edi Ramës.

Duket se Kryemadhi nuk tërhiqet nga deklarata, një nga më të fortat e bëra gjatë fushatës, por thotë se me të duhet të merren mjekët.

“Unë nuk jam mjeke, nuk kam studiuar për mjekësi. Ato që janë mjekë kanë të drejtë ta përkufizojnë më mirë” u shpreh kryetarja e LSI, që shtoi se zgjedhja e Edi Ramës për të publikuar një listë të zezë, “nuk ishte aspak normale”. – tha ajo!

Share: