Home KRYESORE Lapsi.al: A do të bashkëpunojnë PD dhe LSI për opozitën e re?

Lapsi.al: A do të bashkëpunojnë PD dhe LSI për opozitën e re?

Zgjedhjet e 25 qershorit i dhanë Ramës 25 mandate dhe mundësinë për të qeverisur i vetëm për katër vitet e ardhshme, ndërsa PD dhe LSI kaluan në opozitë me një total prej 62 mandatesh.

Shtatori do ta gjejë PD-në dhe LSI-në të ulura së bashku në kahun e opozitës.

Por si do të jetë opozita e këtyre dy forcave politike?

A do të ketë bashkëpunim mes tyre për të krijuar një “koalicion” të gjerë opozitarë, apo secila frocë të bëjë opozitën e vet?

Edhe pse dikur aleate në qeveri, PD dhe LSI kanë hedhur akuza të ndryshme kundrejt njëra tjetrës këto kater vite, akuza të cilët janë intensifikuar e kanë arritur kulmin në fushatë.

Ashtu si Rama, edhe Basha e ka akuzuar LSI-në si një parti klienteliste dhe si kompani SH.P.K, ndër LSI nga ana tjetër sapo u publikua rezultati paraprak i zgjedhjeve të 25 qershorit deklaroi se do të bëjë një opozitë të vërtetë, jo si PD që fjeti 4 vite.

Po ashtu, PD nga një akuzuese e fortë e qeverisë, pas marrëveshjes së 18 majit, i zbuti ndjeshëm tonet, aq sa u dyshua për një aleancë të fshehtë mes Ramës dhe Bashës.

Ndërsa LSI, e pa vetën të sulmuar nga të dyja anët, si nga PD ashtu dhe PS. Lufta PS-LSI u bë tejet e ashpër. Nga ana tjetër LSI ka një armë të fortë në këtë mes, presidentin.

Duke patur parasysh këtë tablo, të dyja palët kanë arsyet e tyre për të bërë opozitë ndaj qeverisë Rama 2, por a do të jenë të bashkuara në qëndrime LSI dhe PD në parlament dhe jashtë tij?

A do të dalin në qëndrime të njësuara, apo secila parti do të shohë udhën e vet duke e ndarë sulmin opozitarë në dy kampe?

Një nga armët më të rëndësishme të opozitës është edhe protesta. Armë me të cilën do të ftohen qytetarët që të dalin në sheshe për pakënaqësitë ndaj qeverisë. A do të jenë këto protesta një thirrje nga të dyja palët si një bashkim opozitar, apo secili parti do të thërrasë tubime të vetat të copëzuara?

E ndërsa Rama ka luksin të qeverisë i vetëm, po ashtu edhe ta tejkalojë pushtetin që i është dhënë, siç shpesh bën, opozitës të përbërë nga LSI dhe PD, i duhet të formojë një “koalicion” për tu përballur më qeverinë Rama 2./ Lapsi.al

Share: