Home KRYESORE Nis dorëheqja në masë e drejtorëve!

Nis dorëheqja në masë e drejtorëve!

0

Pas urdhërit të dhënë nga Kryeministri Rama, 35 drejtorët e Hipotekave kanë nisur të dorëzojnë dorëheqjet te gjithe. Burime nga Drejtoria Qendrore e Hipotekave bëjnë të ditur për Tv Klan se thuajse të gjithë i kanë paraqitur aktet e largimit vullnetar nga detyra.

Kujtojme qe kryeministri u kërkoi publikisht të largohen nga postet, për shkak të performancës së dobët në përgjigjet për shqetësimet e qytetarëve, në regjistrimet e pasurive.

Zyra e Hipotekave është një prej institucioneve më të kritikuar nga Kryeministri. Kritika ka pasur edhe ndaj Drejtorisë së Hetimit Tatimor, ku edhe aty kanë nisur dorëheqjet në radhët e drejtuesve.

Ministria e Financave konfirmoi për Tv Klan dorëheqjen e 4 zyrtarëve të lartë të Tatimeve, atë të Drejtorit të Përgjithshëm të Hetimit Tatimor dhe 3 Drejtorëve Rajonal të Hetimit, në Tiranë, Fier dhe Shkodër.

Share:
Reklama juaj